E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Përse ndërlikohet kaq shumë problemi i ushtarakëve?"

 
 
 
 
Kalvari i gjatë, i mundimshëm dhe i pambarimtë i procedurave për dhënien e statusit ushtarakëve në lirim, rezërvë dhe pension pleqërie, si dhe atyre në shërbim aktual aktiv është bërë një legjendë dhe histori e vërtetë. Askush nuk arrin ta kuptoje se pse dhe kush e pengon zgjidhjen e ketij problemi. Nuk dihet dhe askush nuk jep shpjegime se pse nderlikohet dhe veshtiresohet aq shume ky problem, kush mban pergjegjesi dhe pse nuk kerkohet llogari ndaj instancave të larta shteterore dhe qeveritare. Është me të vertete shqetesuese dhe po aq revoltuese për ish-ushtaraket pasi për kete problem janë mbledhur dhe ç'mbledhur disa here perfaqesuesit dhe ekspertet e Shoqates së Ushtarakeve me perfaqesuesit e dikastereve respektive, takohen, jepen versione të ndryshme nga palët, diskutojne, grinden e debatojne, perplasen e kontesojne njera-tjetren, nuk bien dakord dhe si perfundim nuk japin kurrfare zgjidhje, a thua se ky problem është një fatalitet. Për kete problem ka dhene urdher Kryeministri i institucioneve respektive(!) Ky urdher u nenvleftesua? Është për të ardhur keq, pasi nuk është aspak serioze madje është absurditet që edhe Parlamenti, që është pushteti me i larte autoritar ligjvënës ka miratuar dhe ç'miratuar ligjin për Statusin e Ushtarakut, duke miratuar në maj të 2005 dhe çuditerisht e shfuqizoi mbas një viti e që atakoi dhe dëmtoi jo pak financiarisht ushtarakët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›