E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çast kritik për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë"

 
 
 
 
S'ka nevojë të thuhet se jemi shumë të shqetësuar rreth ndikimit të situatës së tanishme në bashkësinë shkencore të vendit tuaj, si pasojë e projektligjit mbi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Ne kemi besim të patundur se institucioni juaj i respektueshëm akademik, i cili ka një vend të veçantë në bashkësinë shkencore ndërkombëtare, do të mbështetet fuqimisht në këtë çast kritik. Jemi të prekur veçanërisht kur dëgjojmë se qeveria juaj nuk e trajton shkencën si përparësi të dorës së parë, sepse ndoshta, siç e dini, ne gjithashtu i kushtojmë një sasi të konsiderueshme kohe mbrojtjes dhe nxitjes së rëndësisë së shkencës tek ligjvënësit tanë. Një shoqëri e shkolluar dhe shkencërisht prodhuese përbën faktorin kyç për një ekonomi konkurruese. Në dritën e çfarë u tha më sipër, në emër të Kryesisë së Akademisë Bullgare të Shkencave dhe si President i kësaj akademie, do të dëshiroja të shprehja mbështetjen tonë të plotë.
*Akademik Ivan Juchnovski është President i Akademisë Bullgare të Shkencave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›