"Punësimi i fëmijëve, përgjegjësia bie mbi shtetin"
Nuk arrij të gjej fjalë për ta shpjeguar gjithë këtë ngjarje të rëndë me pasoja kaq të tmerrshme. Sigurisht që përgjegjësia për këtë bie mbi shtetin, ai është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar. Është turp i madh, si mund të ndertohet një fabrike për çarmontimin e predhave dhe pajisjeve ushtarake të vjetra në zemer të Shqiperise, në një pike strategjike siç është Aeroporti i vetem i vendit dhe superstrada Tirane-Durres, dhe aq me teper afer një zone shume të populluar. Më shumë më vret fakti se si mund të kenë qenë të punësuar në atë fabrikë edhe gra dhe fëmijë! Si mund të këtë ndodhur një gje e tille? Atë punë nuk mund ta bejë çdo njeri i thjeshtë.