"Qeveri që ka prodhuar vetëm tragjedi, trishtim dhe varfëri"
Shpërthimi absurd dhe i pazakonte për nga forca eksplozive e shkatërrimtare ishte një shpërthim nuklear, një Hiroshimë e Vogël në këtë fillim shekulli, në këtë epoke moderne dhe në zemer të Europes. Pasojat janë katastrofale, shokuese e teper trishtuese e të dhimbshme. Bilanci i paraprak është 16 të vdekur, 10 të zhdukur, e afro 300 të plagosur midis tyre edhe në gjendje kritike për jeten, mijera zemra të brengosura e të trishtuara e psikologjikisht të traumatizuar dhe mijera shtepi të shkaterruara e me demtime të shkalleve të ndryshme.
Nuk na duhet një qeveri që prodhon dhe menaxhon vetem tragjedi, trishtim dhe baterdi. Edhe një njeri i zakonshem, e çfaredo dhe kushdo qofte edhe me minimumin e kultures ushtarake e di fare mire se është marrezi, absurditet dhe çmenduri të lejosh e të pranosh grumbullimin dhe perqendrimin masiv të municioneve luftarake për çaktivizimin në mes të një qendre të banuar. Por ajo që të habit, të le pa mend, të nervozon, çudit e të revolton është arsyetimi dhe qendrimi i kryeministrit Sali Berisha, i cili ka arritur deri atje sa të beje fajtor sistemin e kaluar që krijoi gjithe këtë arsenal municionesh dhe nxori krejt të pafajshme Ministrinë e Mbrojtjes pasi, sipas tij, kjo e fundit kishte për detyre vetem transportin, ndersa me të tjerat merrej dhe mban pergjegjesi firma e çaktivizimit (!!!).
Gjithashtu deklaratat e tij janë teper kontradiktore pasi ato bihen ndesh me ate cka thone Banoret e Gerdecit, ndersa Kryeministri deklaroi së kompania amerikane ishte teper e kualifikuar dhe trajnonte rregullisht punetoret, banoret shprehen se punetoreve nuk u behej asnje lloj trajnimi e testimi, madje për me keq akoma, atje punonin edhe femije adoleshentë dhe në kushte fare primitive e mizerable, pa kurrfare rregulli e disipline në hyrjen e daljen e njerëzve,si dhe në ruajtjen fizike të objektit çaktivizues. Sali, largohu! Çfarë pret, mos valle tragjedinë e radhës.