E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet Prençi,Basha: Arsye shëndetësore


Jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ahmet Prençi. Ndërkohë minsitri i Brendëshm Lulëzim Basha ka folur për RTV "Ora News" duke pohuar se kreu i uniformave blu i kishte kërkuar dorëheqjen për arsye shëndetësore. Më tej Basha ka pohuar se në ditët në vijim Ahmet Prençi do të jetë këshilltar i tij. Ndërkohë në vendin e drejtorit të policisë së shtetit është emëruar zëvendësi i Prençit, Hysni Burgaj.
Por kush ka qenë dora e hekurt që ka drejtuar për afro dy vjet policinë e shtetit? Ahmet Prençi pas një periudhe një vjeçare si hetues në Hetuesinë e rrethit Krujë, emërohet Zëvendësshef i Policisë Hetimore pranë Komisariatit të Policisë nr.4 në Tiranë. Gjatë vieteve 1995 - 2000 ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë në Rrethet Tiranë dhe Mat, ku spikat profesionalizmi në veprimet hetimore në zbulimin dhe sigurimin e provave kundrejt autorëve dhe veprimtarisë së tyre kriminale.
Në vitet 2002-2004 emërohet Shef i Policisë Kriminale në Drejtoritë e Policisë Gjirokastër e më tej në Qarkun e Tiranës. Më 5 janar të vitit 2005 emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, ku gjatë periudhës 2-vjeçare. Me 30 Mars 2007 me Vendim të Këshillit të Ministrave emërohet në detyrën e lartë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deri më 28 tetrot 2009 ku në vend të tij është emëruar Hysni Burgaj.
Me një karrierë 24 vjeçare Hysni Burgaj ka qenë për vite me rradhë në drejtimin e drejtorive të policivë në rrethe. Për disa vite ka qenë Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës më pas në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe së fundmi zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit dhe tashmë në krye të uniformave blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›