E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vlora dhe tre kapituj nga Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit"

 

E nderuar redaksi, të nderuar bashkëqytetarë vlonjatë. Ajo që po ndodh në Vlorë është një lojë e rrezikshme për Vlorën dhe qytetarët e saj. Përpjekjet për të mbyllur me dhunë çdo zë që kërkon me të drejtë të dijë se çdo të ndodhë me Vlorën, si qendra më e madhe turistike e vendit, nuk do të funksionojnë siç nuk funksionuan më 1997. Duke qenë se Autoritetet e Drejtësisë, si dhe ato të Policisë nuk kanë asnjë bazë ligjore për mbajtjen dhe izolimin e aq më keq, për keqtrajtimin e njerëzve të pafajshëm, u bëj thirrje këtyre Organeve që të lirojnë menjëherë të gjithë personat e ndaluar. Ata që duhen arrestuar dhe nxjerre para drejtësisë janë Aktorët që firmosen marrëveshjen (dhe që janë në Tirane apo edhe në Vlore), pa e pyetur aspak komunitetin vlonjat dhe aq me teper pa bere publike asnje germe të marrëveshjes, për të mos folur me tej për studimin e zones, pasojat për mjedisin si dhe jeten e qytetareve. Menyra se si u firmos kjo kontratë, le me të vertete për të dyshuar se shume pjese perberese të saj jane realizuar me mjete korrupsioni, "urdhri nga lart" apo nen presion dhe frike. Prandaj për kedo që njeh dhe zbaton ligjet dhe rregullat e kesaj materie është e qarte se kjo marrëveshje është e paligjshme. Aq me teper që Republika e Shqipërisë ka firmosur një sere marrëveshjesh për ruajtjen e mjedisit, si dhe në 2006 Marrëveshjen për Stabilizim dhe Associim me EU, ku tre Kapituj (rreth 15% e kësaj Marrëveshjeje i kushtohen detyrimeve që ka Shqipëria për ruajtjen e Mjedisit dhe Turizmit). I bej thirrje Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Rendit Publik si dhe Organeve të Pushtetit Lokal në Vlorë, të marrin menjëherë masat (d.m.th., "të japin Urdhër" se ndryshe nuk funksionon në Qeverinë e Berishës) për lirimin e menjëhershëm të Drejtuesve të AQMGjV-së dhe t'i futen sa me parë Dialogut me Komunitetin Vlonjat. Dhe më së fundi, i lutem Zotit t'i zgjojë nga gjumi i turpit dhe i heshtjes komprometuese zotërinjtë deputetë të Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›