E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Standardet e NATO-s dhe ushtarakët tanë të Rezervës"

 
 
 
 
Kur nga ftesa për një anëtarësim të mundshëm në NATO na ndajnë pak javë, është momenti për reflektim. Është fakt që nga efektivat e Forcave të Armatosura si në reformim, pajisje e organizim etj., ka disa tregues të dukshëm. Niveli i përgatitjes po shënon një rritje cilësore e sasiore. Forcat tona të Armatosura kanë dhënë e po japin kontribut të njohur tashmë në mbështetje të operacioneve të paqes së drejtuar nga NATO, BE dhe OKB. Sigurisht, në këto arritje, një rol të rëndësishëm kanë dhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, veçanërisht titullarët e Shtabit të Përgjithshëm. Por këto suksese nuk janë e gjitha, por një pjesë e së tërës. Çdo kuadër ushtarak i diplomuar e di se çdo të thotë "Rezervë", nevojat, normat e parimet e saj. Forcat e NATOS dihet se përbëhen nga Ushtria Aktive dhe ajo në Rezervë, të cilat përbëjnë forcat më të shumta të saj. Pa përmendur shifra, të kujtojmë se Forca në Rezervë të saj u aktivizuan gjatë Luftës në Kosovë, Afganistan , Irak etj. Por cili nga shtetet e anëtarësuar në NATO i ka kuadrot e saj ushtarakë (Rezervën) në gjendje të diskriminuar si Shqipëria, me një pension qesharak, ku më shumë se gjysma kanë dalë në rezervë nga reforma, janë të pastrehë, të pa punësuar!? (Ligji shqiptar këtë kategori nuk e lejon as të punësohet!. Ajo që është më diskriminuese, e që fatkeqësisht lihet në harresë, është mohimi i pensioneve të parakohshëm për dhjetëra ushtarakë, me pretekstin se gjyshi apo babai u kanë lënë në trashëgimi tokë! Në qoftë se në kohërat e shkuara u përdor një shprehje, "Shokë oficerë, ku po e çoni ushtrinë?", sot po zëvendësohet me shprehjen, "Zotërinj qeveritarë, ku po i flakni oficerët!?".
*Ish-Pedagog në Akademinë Ushtarake

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›