E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Serbia e Madhe, thjesht një ëndërr e pamundur"

 
 
 
 
Ballkani vazhdon të mbetet një prej zonave më të nxehta të rruzullit tokësor. Në të vazhdojnë akoma të ziejnë gjakrat nacionaliste, gati për të shpërthyer ndoshta në një luftë të re. Dhe kjo po ndodh sërish për faj të serbëve dhe rusëve që vazhdojnë të mbështesin interesat e çmendura të vëllezërve sllavë. Unë si shqiptare nuk arrij ta kuptoj qëndrimin e sotëm serbe. Normalisht, pas luftës së tretë ballkanike dhe bombardimeve të NATO-s, lipsej nga populli serb një ndryshim nga shkaktar turbullirash, në partner për shuarjen e tyre. Duket sureale të shohësh akoma në Serbi nacionalistët që të marrin numrin më të madh të votave për në Parlamentin e Beogradit. Çfarë presin serbët tashmë???
Kosovën ata e humbën tetë vjet më parë (të pakten keshtu shenohet në libra sepse në të vertetë se kanë pasur ndonjëherë të tyren) , ndersa për Serbinë e Madhe tashme as që mund të behet me fjale. Kjo e fundit, që në fillim ishte e destinuar të ngelte thjeshte një enderr e pamundur, e cila nuk do të realizohej kurrë. Serbet kanë humbur gjithçka dhe kete e kanë kuptuare të gjithe, me Koshtunicen në krye. Ateherë pse serbet nuk e pranojne kete si një fakt? Sigurisht, është e veshtire ta pranosh, sidomos kur ke dike mbrapa kraheve që të thote të kunderten. Por kercenimet për konflikte të armatosura të serbeve gjithsesi duken teper naive. Une nuk pres që ata të sillen ndryshe, por nuk pres nga ana tjeter që ata të vazhdojne të sillen si njerez të palogjikë në sytë e tere botes. Koshtunica duhet të kete një plan alternativ. Është e veshtire ta lësh Kosoven të lirë, sidomos kur nuk merr asgje në shperblim. Kosoven mund ta zevendesojë vetem një gje, e cila mund të kenaqte gjithë kombin serbe. Dhe kjo nuk është Greater Serbia, Serbia e kufijve të Perandorisë së Stefan Dushanit (siç e thamë me pare, kjo enderr ka vdekur tashme), por është vetem bashkimi kombëtar serb. Me fjalë të tjera, bashkimi i gjithë serbeve në një shtet të vetem, që nenkupton marrjen nga Serbia e Republikës Serpska dhe të Kosovës së Veriut. Dhe Europa mund t'ia bejë edhe një leshim të ketillë Serbisë, në të mire të paqes në Ballkan dhe në të mire të vetë BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›