E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgënjeshtron Falcao: Nuk iki nga Monaco

Radamel Falcao nuk e ka ndërmend të largohet nga Monaco. Dje flitej se sulmuesi kolumbian është zhgënjyer nga projekti i klubit francez dhe nga taksat e vëna në Francë, me ç’rast do t’i përgjysmohej rroga, dhe se i është vetofruar Real Madridit.

Por, vetë ish futbollisti i Atletico Madridit i ka hedhur poshtë këto spekulime. “Kjo është komplet farse. Unë jam mjaft i lumtur dhe me fat që luaj në Monaco. Unë jam këtu dhe jam i sigurt se projekti do të funksionojë. Nuk e di se prej nga kanë ardhur këto spekulime”, deklaroi përfaqësuesi kolumbian për RMC Sport, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Montpellierit/indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›