E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahim Madhi, koncert për dy përvjetorë

Karriera

Për Ibrahim Madhin shënohen 50 vjet karrierë. Në ditët e fundit të nëntorit festoi edhe 65-vjetorin e lindjes. Me rastin e këtyre dy përvjetorëve, sot ora 19.00 në Akademinë e Arteve, Isak Shehu mban koncertin e titulluar “Ibrahim Madhi - koncert për nder të 50-vjetorit të karrierës dhe 65-vjetorit të lindjes”. Ibrahim Madhi lindi në Elbasan më 25 nëntor të vitit 1945. Pas disa viteve shkollim muzikor, më 1968-n Ibrahim Madhi diplomohet në Konservatorin e Tiranës për violinë. Këtu nis rrugëtimi i tij artistik. Veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte e tyre të suksesshme. Nis si solist fillimisht pranë Orkestrës së Radio Tiranës, më pas në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Veprimtaria e tij u lidh më vonë me Akademinë e Arteve me kontributin pedagogjik, por edhe me aktivitete të ndryshme. Ibrahim Madhi është vlerësuar disa herë me çmime të rëndësishme kombëtare. Më 1999-n fitoi titullin Profesor, si edhe mban titullin "Artist i Popullit".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›