Apeli në News 24, ndihmat e para për 14-vjecaren me tumor
KORCë- Pas apelit në News 24 dhjetra bashkëkombas brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar për të ndihmuar 14-vjecaren nga Maliqi i Korcës e cila vuan nga gjendrat tumorale. Ata janë ofruar të gatshëm për ta ndimuar financiarisht vajzën përmes numrave të llogarisë të vënë në dispozicion. Bashkia e Maliqit ka ofruar një fond të vogël për të ndihmuar kurimin e Irtës. Pak orë pas apelit në News 24, kreu i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topcia bëri të ditur se kanë nisur menjëherë procedurat për pajisjen me pasaportë të 14 vjecares, ndërsa vetë konsulli grek në Korcë ka marrë përsipër vizën e vajzës. Po kështu Bashkia e Maliqit ka hapur llogari bankare për të ndihmuar vajzën 14 vjecare e cila vuan nga gjëndra tumorale. Numrat e llogarisë bankare të publikuar më hollësisht janë në emrin e xhaxhait të vajzës Haxhi Lanka. Derdhja e parave mund të bëhet në lekë, euro dhe dollarë për këdo që kërkon të ofrojë ndihmë financiare. Numri i llogarisë për kontribuesit brenda vendit është 0001706587. Numrat e llogarisë për kontribuesit jashtë vendit janë 0002706587 dhe 0002706587.(m.a/News24/BalkanWeb)