E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të shohim nëse znj.Rama i takon popullit apo kodoshëve!"

Edhe me skeptikët ,mund të binden tashmë se çfarë ka ndodhur me fondet e rrugës Durrës-Kukës. Raporti i KLSH flet qartë. Apo edhe KLSH gënjen për të errësuar fitorjet e mëdha të Partisë Demokratikase të Punës? Më e rënda është që shkeljet e mëdha të buxhetit të shtetit me rrugën Rrëshen-Kalimash, nuk janë të vetmet. Ky buxhet është copëtuar si trupi i një peshku i shqyer nga peshkaqenët në det. Vendi që ne zëmë në listën botërore për korrupsion, nuk është i rastësishëm. Është dëshmi e ekzistencës së peshkaqenëve tanë. Por në rastin konkret, mua më habit fjalia: "Pritet që dosja e hetimeve me raportin e KLSH, t'i niset Prokurorisë…". Çfarë do të thotë kjo fjala "pritet"? Kush të prese? Populli shqiptar duhet të presë akoma? Apo rrufjanët me gati 20 vjet kodoshllëqe? Të presim që këta rrufjanë ta zhytin në errësirë edhe këtë shqyerje të buxhetit të popullit? Kur do ndriçojë e vërteta? Këtu do të shohim kush është znj.Ina Rama. I takon ajo, Drejtësisë së popullit apo kodoshëve?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›