E Diel, 1 Nëntor 2026

"I takon Drejtësisë të mos sugjestionohet nga madhësia e fjalëve"

"I ftoj edhe deputetët e opozitës të vizitojnë këtë vepër madhështore" deklaroi para një jave Kryeministri, gjatë vizitës në një prej segmenteve të autostradës Durrës- Morinë, në një përpjekje për të shfrytëzuar përmasat gjigande të punimeve dhe patriotizmin autostradesk, për të mbuluar madhësinë e korrupsionit të perfolur nga media dhe të provuar tashmë nga KLSH. Vrapuan 30 deputetë për në Kalimash dhe entuziazmi i tyre ia kaloi edhe euforise së Berishes. Pati edhe deputete opozitare me floke të thinjura shume larg moshes së mobilizimit të detyruar ushtarak, që bene gjykatesin suprem duke deklaruar se, "në rrugën Durres- Kukes nuk ka korrupsion". Ndonje tjeter shkoi edhe me larg, duke kerkuar që t'i rikthehet imuniteti i hequr ministrit Basha. Urojmë që së paku Drejtësia Shqiptare të mos drogohet dhe sugjestionohet nga madheshtia e fjaleve, por të bëjë punën e saj, pra të merret me "madhesine" gjigante të "korrupsionit patriotik"! Zbulimet e fundit të KLSH-se janë vetem maja e ajsbergut të mega- korrupsionit që nuk mund të fshihet nga mega- permasat fizike të kesaj kryevepre kombetare. Është detyre paresore e organit të akuzes dhe "Silvia Kondit" t'i shkoje deri në fund permasave të ketij ajsbergu. Përndryshe, Tano Karidi do të zgjasë tentakulat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›