E Diel, 1 Nëntor 2026

"Në universitetet e rretheve duhet të ndërhyjë Antikorrupsioni"

Kjo është periudha kur në universitete fillojnë provimet. Të gjithë e dimë se një nga fushat ku korrupsioni rri këmbëkryq, janë universitetet në rrethe. Kjo periudhë ka zëvendësuar studentët nëpër korridore, me prindërit e tyre. Pse? Sepse gjithkund flitet për "miq dhe lekë". Vetëm për leksione nuk dëgjon kurrkund. Më vjen keq për gjithë ata pedagogë të ndershëm që baltosen nga masa e të korruptuarve. Një student, shoku im i klasës që akoma s'ia kam parë fytyrën, merr në çdo provim tri nota më të larta se të miat, pa u paraqitur fare. Ja një fjali tipike prej mësimdhënësi të korruptuar… "Ke mësuar, por jo mjaftueshëm për të marrë provimin, vetëm nëse përpiqesh pak më shumë e merr", dhe të sheh sikur kërkon diçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›