"Volebek i sheh shqiptarët nga bashkësi etnike në pakicë"
Reagimi vjen pasi zyrtari i lartë i OSBE-së prezantoi dokumentin për udhëheqjen e politikave për ndërtimin e sitemit të integruar arsimor Komisioneri i lartë për pakica i OSBE-së, Knut Volebek duket i padëshirueshëm për shqiptarët në Maqedoni dhe këto vlerësime vijnë nga qarqe të larta intelektuale dhe akademike shqiptare, por edhe nga disa parti politike.
Pikërisht pozicioni i tij për çështje të pakicave, sipas analistëve dhe ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare automatikisht nënvleftëson pozitën e shqiptarëve, e cila nga pakica e dikurshme është ngritur në nivelin e bashkësisë etnike, duke mos u barazuar me pakicat e vogla etnike në Maqedoni.
Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, prof.dr. Ylber Sela pajtohet me këtë konstatim dhe vlerëson se OSBE nëse synon të involvohet në zgjidhjen e problemeve këtu, atëherë duhet të zgjedh nivelin e përfaqësimit të saj. Por ai nga ana tjetër thekson nevojën e rishqyrtimit të pozitës së shqiptarëve në kushtetutë.
“Po, sigurisht se do të merren me ne shqiptarët komisionerë për pakica dhe për të na zgjidhur problemet në arsim, derisa nuk jemi të barabartë me maqedonasit. Neve në këtë mënyrë sërish po na trajtojnë pakicë”, ka theksuar ligjëruesi universitar Ylber Sela.
Edhe eksperti për çështje juridike, prof.dr. Osman Kadriu thekson se vlerëson angazhimin ndërkombëtarë në Maqedoni, por se qasja e përfaqësimit të saj duhet të jetë më e qartësuar me misionarët që vijnë.
“Problemet janë evidente dhe këtë e ka parasysh edhe OSBE dhe BE. Problematika aktuale e arsimit ndërlidhet me pozitën e këtij zyrtari të lartë të OSBE-së, por duhet të jetë e qartë pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve. Në këtë mënyrë po krijohet hapësirë që shqiptarët sërish të shihen si në të kaluarën para konfliktit të vitit 2001”, ka theksuar Kadriu.
Sipas tij, BE duhet drejtpërdrejt të njihet me mosrealizimin e të gjitha anekseve të Marrëveshjes së Ohrit. Komisioneri i OSBE-së për pakica, Knut Volebek dje promovoi Dokumentin për një strategji të re në arsim.
Nëpërmjet këtij projekti evitohen ndarjet mes komuniteteve në arsim, të gjitha grupet etnike duhet të mësojnë gjuhën maqedonase, por edhe maqedonasit të mësojnë gjuhën e komuniteteve të tjera. (INA-24 Orë)