E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria mbështetje Kosovës për njohje të reja

Austria është njëra nga vendet e para që kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ndjejmë një miqësi të veçantë me këtë vend dhe një përgjegjësi që ta mbështesim edhe në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të mbetemi të angazhuar jo vetëm me praninë e ushtarëve tanë në kuadër të KFOR-it, por edhe në fushën ekonomike", theksoi ai.

 "Ne do ta mbështesim Kosovën që të njihet nga sa më shumë vende dhe në integrimet e saj në Evropë. Të jeni të sigurt se Austria do të mbetët në anën e Kosovës", shtoi shefi i diplomacisë austriake Spindelegger. 

Presidenti Sejdiu e falënderoi ministrin Spindelegger për mbështetjen e pakursyer që Republika e Austrisë i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj për liri dhe pavarësi,  për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, mbështetjen e rëndësishme për njohje, si dhe për angazhimet e mëtejshme për të pasur raporte sa më të ngushta në fushën ekonomike.

Sejdiu  ka vlerësuar rolin e kontingjentit austriak në kuadër të  KFOR-it në Kosovë si dhe punën e të gjithë njerëzve të Austrisë në Kosovë në mandate të ndryshme ndërkombëtare dhe në kuadër të misionit diplomatik të Republikës së Austrisë. Ministri i Jashtëm austriak do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›