E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zëri duhet ngritur për çdo lloj krimi, para se të vijë tek dera jote"

 

Unë që po shkruaj jetoj prej vitesh në Gjermani. Edhe këtu kam dëgjuar për krime dhe gjëra të tjera negative. Janë normale për një popullsi 80 milionëshe. Mua më shqetëson fakti që në Shqipëri ndodhin krime të shumta, të natyrave të ndryshme, dhe të dhënat janë në raport të zhdrejte me numrin e popullsise. Përsa i perket kriminelëve, ata nuk kane nocion, kriminelët bëjnë pjesë në familjen e kriminelëve dhe duhen dënuar maksimalisht, sipas ligjit. Unë mendoj se zëri duhet ngritur për çdo lloj krimi dhe secili prej nesh duhet të dale në mbrojtje të viktimës, qoftë ky i huaj apo vendes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›