Shqipëria vendi i 27-të i Aleancës
Aleanca e Atlantikut ftoi sot zyrtarisht Shqipërinë të jetë anëtare e saj. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas rënies së diktaturës më ekstreme në të gjithë ish-bllokun lindor, Shqipëria do t'i bashkohet Aleancës. Pas rënies së regjimit komunist, anëtarësimi në NATO është ngjarja e dytë për nga rëndësia historike. Anëtarësimin në NATO shqiptarët e konsiderojnë një rikthim në familjen e tyre të natyrshme. Ndonëse jo për arsye ideologjike, Shqipëria ishte vendi i parë që braktisi traktatin e Varshavës, gati gjysmë shekulli më parë. Dalja nga Traktati i Varshavës u shoqërua me një politikë "neutrale", që në thelb ishte një vetizolim ekstrem që vijoi deri më 1992. Më 1992, qeveria e parë e zgjedhjeve demokratike të 22 marsit, shpalli si prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Më 1992, ky anëtarësim ishte thjesht një ëndërr e mrekullueshme , që në fakt u mendua dhe u besua jo pak se do të ndodhte shpejt. Do të duhej më shumë se një dekadë e gjysmë tranzicioni politik dhe ekonomik të vështirë, dhe herë-herë të diskutueshëm, për ta përgatitur Shqipërinë për anëtarësimin në NATO. Përgjatë këtij tranzicioni, as elita politike, as shoqëria shqiptare nuk ka pasur asnjë dilemë, asnjë hezitim për t'u bashkuar me Aleancën. Mbështetja për anëtarësim në NATO ka qenë vazhdimisht spektakolare në Shqipëri dhe si në asnjë vend tjetër të lindjes që është anëtar ose shpreson të bashkohet me Aleancën. Dhe kjo mbështetje, përveç arsyeve të tjera, ka një shpjegim themelor. Shqiptarët e lidhinanëtarësimin në NATOdhe në BE me identitetin perëndimor. Shqiptarët e konsiderojnë anëtarësimin në NATO si një dëshmi të ripranimit të identitetit të tyre perëndimor. Aleancat me lindjen komuniste për shqiptarët kanë qenë një lajthitje që duhet harruar njëherë e përgjithmonë. Nga një këndvështrim tjetër, përgatitja e vendit për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian ka qenë dhe vijon të jetë forca shtytëse në procesin e ndërtimit të shtetit në Shqipëri, gjatë këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit.
Po çfarë ndikimesh do të ketë ftesa që Shqipëria mori ftesën në Bukuresht. Së pari, nga këndvështrimi i sigurisë, megjithëse Shqipëria de facto ka qenë pjesë e strukturaveeuroatlantike të sigurisë dhe është sjellë sikur të ishte një prej anëtarëve të Aleancës, anëtarësimi në NATO është investimi i plotë dhe përfundimtar, kur bëhet fjalë për sigurinë.
Megjithëse Ballkani aktualisht është një rajon më paqësor dhe më i sigurt, nuk mund të thuhet me siguri dhe në mënyrë përfundimtare se nuk ekzistojnë më probleme të cilat mund të çojnë në një rishqyrtim të sigurisë në marrëdhëniet midis shteteve apo brenda shteteve. Kosova është një shtet i pavarur, por aktualisht, në pjesën veriore kemi ende një konflikt gati të ngrirë, ndërsa në Serbi, në një nga vendet kryesore ballkanike ekzistojnë ende paqartësi dhe konfuzion për të ardhmen e vendit. Sot parashikohej që bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë, edhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë të ftohej nga Aleanca. Kjo nuk ndodhi, për shkak të mosmarrëveshjeve që ky shtet ka më fqinjin e vet,Greqinë, anëtari NATO-s dhe i BE-së. Mosmarrëveshje ekzistojnë edhe midis shteteve të tjera ballkanike, si edhe brenda për brenda këtyre shteteve. Por me zgjerimin e NATO-s në Ballkan, mosmarrëveshjet që aktualisht ekzistojnëapo dhe të tjera, që mund të lindin,do të zgjidhen në kuadrin ezgjerimit të ri të aleancës.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATOdo të sjellë një ndikim pozitivnë zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë, por edhe të transformimit të këtyre marrëdhënieve.
Ndonëse një vend i vogël, prej ditës së sotme Shqipëria, nuk bën pjesë më në kategorinë e dikurshme "ne" dhe "ata", por do të jetë një nga pjesëtarët e familjes euroatlantike. Po kështu, anëtarësimi në NATO do të forcojë përpjekjet dhe rezultatet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndikime pozitive dhepërfitime duhen parëedhe në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe sidomos me shtimin e investitorëve të huaj, të cilët duhet tanimë të perceptojnënjë Shqipëri tjetër. Shkurt dhe qartë:një vend anëtar i NATO-sështë një shtet jo vetëm funksionues,por edhe që funksiononmbi bazën e ligjit.
Së fundi, por jo e fundit për nga rëndësia,ftesa që Shqipëria mori sotdo të influencojë në mënyrë të fuqishme mbi politikat e brendshme dhe do të inkurajojë ndryshime të thellanë sjelljen politike, si dhe në bërjen e politikës në Shqipëri.
Bukuresht, 03.04.2008