E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO misioni i ri historik i Shqipërisë

 

Një ndryshim i madh historik ka ndodhur. Një vlerësim i madh historik ka ardhur. Një përgjegjësi e madhe historike ka filluar. Një mision historik gjendet sot tek çdo shqiptar. Ftesa për në NATO është arritja më e madhe historike e Shqipërisë. Shumëdeklarata ka për impaktet pozitive që vendi do të ketë nga anetarësimi në NATO, por edhe përgjegjësi të reja historike dhe rajonale janë përballë nesh.

Anëtarësimii vendeve të A3 mund të ishte opsioni më i mirë jo vetëm për secilin prej tyre, por edhe për rajonin në tërësi.

Pas mosmarrjes së ftesës nga Maqedonia dhe faktit që të gjitha vendet e tjera të rajonit tonë, Serbia, Bosnie-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi janë në ambicjet e tyre për t'u bërë pjesë eNATO-s dhe BE-së, hapësirat për një mision të ri të Shqipërisë në rajon,rriten ndjeshëm.

Fakti që shqiptarët sot janë të pranishëm në disa prej vendeve të tjera të rajonit, e rrit konsiderueshëm përgjegjësinë dhe detyrimin e Shqipërisë për të promovuar vlerat thelbësore më të mira të gjithë shqiptarëve.

Avantazhet historike të Shqipërisë si vendi pa konflikte etnike dhe fetare, si vendi që në momentet e vështira historike pas viteve 90 është angazhuar për paqe dhe prosperitet, avantazhin që influencat e Shqipërisë tek shqiptarët në rajon kanë qenë vetëm në funksion të paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të rajonit, lehtësojnë kontributet reale pozitive në të ardhmen.

Eshtë momenti më i mirë historik që shqiptarët të bashkojnë kudo vizionin e paqes, harmonisë dhe prosperitetit për të gjithë rajonin, të bashkojnë përgjegjësitë dhe angazhimin pozitiv për të gjitha sfidat që kanë vendet tona dhe rajoni ynë. Shqipërisë së madhe gjeografike - që aq shume u keqpërdor jo vetëm ndaj statusit final të Kosovës, mund t`i kundërvihet Shqipëria e madhe e filozofise së paqes dhe prosperitetit për çdo vend të rajonit.

Historia shekullore e një populli paqedashës, tradita e fqinjësisë së mirë, qëndrimi kategorik ndaj çdo ndjenje abuzive nacionaliste, solidariteti me paqen dhe kundër konflikteve tradicionale të vendeve të Ballkanit, mund të krijojnë Shqiperinë e madhe të paqes, shumë më shpejt dhe shumë më thjesht se Shqipëria e madhe gjeografike.

Vlerat konkrete të shqiptarëve si një popull paqedashës i shprehin shumë qartë shqiptarët e Kosovës dhe Qeveria e Thaçit, me respektin që ju bëjnë minoriteteve. Bashkëjetesa e shqiptarëve të Malit te Zi, bashkëjetesa e shqiptarëve të Maqedonisë, ku respektimi më i mirë i Marrëveshjes së Ohrit nga pala maqedonase do të ndihmonte shqiptarët të shmagnin çdo vështirësi që i pengon të jenë plotësisht kontribues në zhvillimin paqësor të ketij vendi multietnik.

Vlerësimi që ju bë Shqipërisë, ku përfshihet edhe mirënjohja për kontributin e saj në luftën antiterrorizëm në Irak dhe Afganistan, kontributet për misionet e paqes në Bosnie- Hercegovinë, partneriteti ndërkombëtar për zhvillimet në rajonin tonë, krijuan premisat pozitive për ta konsideruar vendin tonë si një faktor dhe aktor i rëndësishëm në sfidat e ardhme të rajonit. Ky është një mision shumë fisnik për Shqipërinë në detyrim të nxitjes së paqes, sigurisë dhe prosperitetit për të gjitha vendet e rajonit. Serbia, Bosnie- Hercegovina, Maqedonia, Kosova dhe Mal i zi duhet ta ndjejnë realisht mbështetjen e plotë të Shqiperisë në të gjitha iniciativat rajonale dhe sfidat euro-atlantike.

Shqipëria duhettë përmbushë të gjithë detyrimet për të merituar sa më shpejt anëtarësimin e plotë në NATO. Shqipëria duhet të ndërmarrë të gjitha reformat e rëndësishme që përshpejtojnë anëtarësimin në BE. Vendi ynëduhet të lehtësojë çdo vështirësi jo vetëmhistorike të bashkëjetesës në paqe dhe bashkëpunim midis të gjitha vendeve të rajonit tonë. Ky kontribut do t`i japë vendit tonë vlerësimin e munguar, pse jo edhe historikisht të deformuar.

Nga një vend që eksportonte pasiguri, Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e aleancës qëprodhon dhe eksporton siguri. Misioni i promovimit të paqes dheprosperitet për Shqipërinë, shqiptarët dhe për të gjithë vendet e rajonit tonë, mbetet sfida jonë e ardhshme.

*Anëtar i Komisionit Ad Hock të Parlamentit për anëtarësimin në NATO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›