rrethe shkurt
29/01/2009 Mblidhen sërish përkrahës të tyre
Shtyhet sërish seanca ndaj dy të rinjve tepelenas
TEPELENË - Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca e katërt gjyqësore, që është zhvilluar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë Tepelenë ndaj dy të rinjve nga fshati Toç (Tepelenë), të cilët akuzohen për veprën penale të “organizimit të paligjshëm të tubimeve”. Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësorë është bërë mungesa e tri dëshmitarëve, që të gjithë zyrtarë të lartë të policisë lokale. Ashtu si edhe në seancën e mëparshme gjyqësore, një orë përpara se të zhvillohet seanca e tretë, përkrahës të dy të rinjve janë grumbulluar në qendrën e qytetit të Tepelenës në një tubim paqësor në përkrahje të Orgen Hasanbejkës dhe Luan Halilit. Krahas banorëve të fshatit Toç dhe banorëve të Tepelenës kanë marrë pjesë në tubim edhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Spartak Ngjela, si dhe kreu i lëvizjes “G99” Erion Veliaj.
E. Molla
Hipoteka: Zgjidhje vetëm për urgjencat
Nuk ka certifikatë pronësie, nuk ka transaksione
FIER- Fermerët e rreth 11 zonave kadastrale në rrethin Fier, ende nuk kanë mundësi të kryejnë transaksione për tokën bujqësore, pasi nuk kanë në dorë certifikatën e pronësisë për tokën e shpërndarë nga ligji 7501. Në këto zona përfshihen edhe 2 zona në qytetin e Fierit, ndërkohë që pjesa tjetër u përket disa fshatrave të rrethit. Sipas kreut të zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme në Fier, Tomorr Allkushi, zonat në fjalë nuk kanë mundur të hyjnë në sistem nga projekti i Bankës Botërore, projekt ky i nisur prej vitit 1994, ndërkohë që ky problem mund të zgjidhet vetëm në raste emergjencash vetëm nga zyra qendrore me regjistrime të veçanta dhe vërtetim hipotekor. Zonat kadastrale, rreth 11 të tilla që nuk kryejnë transaksione për sipërfaqen e tokës bujqësore, janë 2 zona të Fierit, pastaj ka nga Patosi, Roskoveci, të cilat zgjidhen me vërtetim hipotekor, sepse nuk është zëri hipotekor “tokë-arë”.
A. Damini
Qendra e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja
Abuzimet me fondet,
nën hetim drejtoresha
BERAT- Kryetarja e shoqatës së trajtimit të fëmijëve në ngujim e në gjakmarrje në qytetin e Poliçanit, Liljana Luani, duket se tashmë pas shumë polemikave të hedhura në lidhje me përdorimin e fondeve do të jetë nën hetim nga organi përkatës i akuzës. Pasi drejtoi këtë qendër për më se dy vite dhe deklaroi ditët e fundit mbylljen e saj si rezultat i mungesës së fondeve për mbajtjen e fëmijëve, aktiviteti i Liljana Luanit do të kalojë nën sitën e Prokurorisë. Burime zyrtare nga ky organ pohuan se do të jetë Prokuroria e rrethit të Beratit që më në fund duket se do të hedhë dritë mbi zbardhjen e tymnajave të deri tanishëm të aktivitetit dhe menaxhimin e fondeve të akorduara në drejtim të kësaj qendre. Prej më se dy vitesh në dosjet e Prokurorisë së këtij rrethi ndodhet dhe çështja e aktivitetit të qendrës të fëmijëve në gjakmarrje dhe menaxhimi i fondeve të saj.
S. Gozhina
Banorët, ndihmë nga shteti
Reshjet, përmbyten rrugë e qindra ha tokë
SHKODER- Reshjet e rëna gjatë dy javë të fundit në zonën e Shkodrës kanë sjellë fryrjen e skajshme të lumit Buna dhe për rrjedhojë dhe përmbytjen e qindra hektarëve tokë. Problemet janë krijuar sidomos në fshatrat e komunës së anës së malit ku sipas drejtuesve të kësaj komune janë përmbytur plot 830 hektarë tokë e punueshme. Përveç kësaj përmbytjeje dalja e Bunës nga shtrati ka shkaktuar dhe përmbytjen e disa rrugëve rurale që lidhin mes tyre fshatrat e kësaj komune. Problematik paraqitet sidomos aksi që të shpie në fshatin e Obotit. Banorët e zonës në fjalë kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit. Përveç kësaj zonë reshjet e shumta ka shkaktuar fryrjen e përrojve në zonën e Hajmelit çka ka sjellë përmbytjen e tokave të tre fshatrave të kësaj zone ku jetojnë plot 30 mijë banorë.
V. Abdyli