Ministria e Arsimit i thotë “jo” ndryshimit të formatit të diplomave
29/01/2009 Protestat do të vijojnë
Pas debateve të shumta të lindura ditët e fundit në lidhje me pavlefshmërinë e diplomave të lëshuara për ciklin e studimeve të Bolonjës ka ardhur dhe reagimi përfundimtar i Ministrisë së Arsimit, ku thuhet se ato nuk do të ndryshojnë. Pavarësisht këtij fakti, studentët kanë pohuar se do të vijojnë serinë e tyre të protestave, por kësaj radhe më të shumtë në numër, sepse këtyre tubimeve tashmë i janë shtuar edhe studentët e Shkencave Sociale, Infermieria si dhe fakultete të tjera. Ndërkohë që institucionet përplasen me njëra-tjetrën, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për mos ndryshimin e këtyre formateve, pasi janë në përputhje me ligjin e arsimit të lartë në vend si dhe të ngjashme me modelet që lëshohen dhe nga vendet e tjera që aplikojnë sistemin e Bolonjës. “Sipas ligjit shqiptar dhe Marrëveshjes së Bolonjës, emërtimi i diplomës universitare përmban nivelin dhe fushën e studimit të kryer dhe jo titull profesional. Shqipëria do të mbajë të njëjtin standard si të gjitha vendet e BE-së dhe do të ecë përpara drejt konvergimit evropian dhe nuk do t’u kthehet më modeleve të së shkuarës”, - thuhet nga burimet zyrtare të këtij institucioni. Sipas tyre, standardi i Bolonjës, i vendosur për emërtimin e diplomës sipas nivelit dhe fushës së studimit të kryer, është më i mirë se standardi i vjetër, sepse krijon shanse më të gjera punësimi për çdo të diplomuar në krahasim me modelin e mëparshëm me tituj profesionalë. Specifikimet e tjera do të jepen në shtojcën e diplomës kur të mbyllet cikli dyvjeçar i studimeve “master”.