shkurt, kronika
Shkodër
Ndihmoi kultivuesit e kanabisit, burg për inspektorin e policisë
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën “arrest me burg” për oficerin e antidrogës Shpëtim Gurin, Fatjon Kurtajn dhe Ndriçim Fikajn. Oficeri i antidrogës, Shpëtim Guri, i ndaluar dy ditë më parë nga kolegët e tij akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Fatjon Kurtaj dhe Ndriçim Fikaj, akuzohen për veprën penale të “kultivimit të lëndëve narkotike”. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, organi i akuzës ka paraqitur provat dhe ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarve ka qenë i ligjshëm, duke i kërkuar gjykatëses Irida Kacerja që masa e sigurisë të jetë “arrest me burg”. Ndërsa mbrojtja i ka kërkuar trupit gjykues të caktojë një masë më të butë si masë sigurie, konkretisht “arrest shtëpie”. Pasi ka dëgjuar të dyja palët, gjyqtarja e gatshme ka lënë në fuqi masën e kërkuar nga prokurori, duke i lënë kohë organit hetimor për hetime të mëtejshme. Në seancë kanë munguar 2 nga tre të pandehurit, të cilët u përfaqësuan me prokurë nga avokatët e tyre. Oficeri i antidrogës u ndalua pas hetimeve që e implikonin atë për dekonspirim informacioni, si rezultat i një operacioni të koduar “Bliri”. Gjatë hetimit të kësaj çështjeje ka rezultuar se punonjësi i policisë, shtetasi Shpëtim Guri, me detyrë specialist i seksionit të Luftës Kundër Drogës, ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, duke u garantuar mbrojtjen për kultivimin e bimëve narkotike dy të ndaluarve të tjerë. Po në pranga ka rënë dhe një tjetër person i akuzuar për kultivim bimësh narkotike, Smajl Kurtaj, në banesën e të cilin u gjendën 13 kg kanabis sativa e tharë.
Lushnjë
Dhunohet për shkak të detyrës kryeinspektori ndërtimor
Është goditur sapo ka dalë nga zyra për të shkuar në shtëpi kryeinspektori ndërtimor në Bashkinë e Lushnjës. Bëhet fjalë për shtetasin Josif Ndrio, i cili, sipas policisë lokale, sapo kishte mbaruar punën dhe ishte nisur për në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në prani të shumë dëshmitarëve, një prej të cilëve ka njoftuar me telefon policinë. Burimet nga vendi i ngjarjes kanë sqaruar se pasi e kanë goditur, agresorët e kanë kërcënuar edhe me jetë Ndrion. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në pyetje kryeinspektorin ndërtimor. Burimet e policisë thanë se, ai ka dëshmuar se goditjen e ka pasur për shkak të detyrës, duke qenë në krye të inspektoratit të ndërtimores në këtë qytet ka konflikte me persona të ndryshëm. Personat që e kanë goditur dhe dhunuar ende nuk janë vënë në pranga, por burimet e policisë thanë se, ata janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.
Skrapar
Shkon për gjueti, gjendet i vdekur 50-vjeçari
Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në një pyll të Skraparit. Sipas policisë së Skraparit, bëhet fjalë për shtetasin Feti Hallka, trupi i të cilit është gjetur nga disa barinj që kanë qenë duke lëvizur në ato anë. “Trupi është gjetur në pyllin e fshatit Shtëmpanj, komuna Gjerbës të rrethit të Skraparit, vend ku viktima kishte shkuar për gjueti”, - thonë burimet e policisë, duke shtuar se së bashku me të ka qenë edhe një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Pasi është njoftuar nga barinjtë, një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë këqyrjen e kufomës. Hetimet e para tregojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes me armë zjarri. Pistat në të cilat u përqendruan hetimet, janë një vrasje aksidentale ose një vrasje e qëllimshme, por sipas burimeve nga grupi hetimor është ende herët për të dhënë një përgjigje të saktë.
Korçë
Rrahin elektricistin, arrestohet 25-vjeçari Marjanaku
Godasin matësin e sahatit elektrik, policia vë njërin në pranga. Burimet zyrtare nga policia e Korçës bënë të ditur se Azem Marjanaku, 25 vjeç, nga qyteti i Maliqit, i dënuar dhe një herë për “vjedhje”, është arrestuar. Policia tha se ky person rreth orës 11.30 të dy ditëve më parë, së bashku me Riza Marjanakun, 37 vjeç dhe Olger Asimllari, 27 vjeç, po nga qyteti i Maliqit, kanë goditur lexuesin e matësve elektrikë. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një fature elektrike tatimore që i është vendosur motrës se Olger Asimllarit. Pas kësaj, policia ka kryer veprimet hetimore për akuzat e “goditjes për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”. Burimet thanë se po punohet për kapjen e dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje. Dosja me materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë së Korçës.
Aksidenti
Bie makina në liqen, vdes babai, rëndë 4 fëmijët
Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të ditës së djeshme në aksin rrugor Milot-Burrel. Automjeti tip “Benz” ku kanë qenë duke udhëtuar 5 persona, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin u Ulzës, nga ku si pasojë ka vdekur drejtuesi i makinës dhe ndodhen ende në gjendje kritike për jetën tre fëmijët dhe mbesa e tij. Sipas burimeve zyrtare policore, babai 50-vjeçar, Isuf Ndoi, ka humbur menjëherë jetën, ndërkohë që po bëhet gati e pamundura nga mjekët e Spitalit Ushtarak për të shpëtuar jetën e katër fëmijëve që udhëtonin me të. Po sipas të njëjtave burime, makina e llojit “Benz” ku udhëtonte 50-vjeçari Ndoi, ka dalë nga rruga duke sjellë vdekjen e menjëhershme të tij. Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të uniformave blu që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe 4 persona të tjerë, pjesëtarë të familjes Ndoi, konkretisht tre fëmijët dhe mbesa e tij. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe policia ka nisur menjëherë hetimet, por dyshimet e para janë që makina të ketë rënë në humnerë pasi drejtuesi i saj të ketë humbur kontrollin.
Masa
Trafiku i drogës, Krimet e Rënda lënë në burg Çaçin
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje të lërë në qeli deri në përfundim të hetimit shtetasin Edmond Çaçi, lindur e banues në Gjirokastër, i cili akuzohet për akuzën “trafik të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Në seancën e djeshme këtij shtetasi i është komunikuar akuza para togave të zeza nga prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra. 38-vjeçari Çaçi, sipas akuzës, u arrestua pak ditë më parë në Tiranë në një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila e kishte shpallur në kërkim për një episod kriminal të trafikut të narkotikëve. Me cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestrua ndër të tjera nga forcat e policisë edhe një shumë parash.
Arrestimi
Kërkohej për shitje kokaine, pranga 44-vjeçarit Doka
Laboratori i kokainës, i zbuluar në fund të vitit të kaluar, ka bërë që policia të vërë në pranga, Artur Dokën, 44 vjeç. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se Doka ishte në kërkim prej më shumë se 5 muajsh. Nën masën e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur nga Gjykata e Tiranës, është kapur nga sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Artur Doka, 44 vjeç, lindur e banues në Elbasan, bazuar në vendimin penal të gjykatës së Tiranës, për caktimin e masës së dënimit “arrest me burg”, pasi ai akuzohet për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në bashkëpunim si dhe të “prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope”. Ky person është kapur falë grumbullimit të saktë të informacioneve mbi vendndodhjen e tij, pasi ishte shpallur person në kërkim. Ndërkohë që Doka ishte ndaluar dhe në vitin 2007, kur policia zbuloi një laborator droge në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”, në Tiranë. Ai u ndalua së bashku me Alfred Milen dhe Vullnet Smakajn.