E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkoheshin për tentativë vrasjeje, dy në pranga

Durrës

Shërbimet e policisë në drejtorinë rajonale Durrës, kanë arrestuar dy persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Forcat e komisariatit të Krujës arrestuan 28-vjeçarin Edvin Zalla, lindur e banues ne Fushë-Krujë. I riu, sipas burimeve policore, është shpallur në kërkim më 27 dhjetor 2007, pasi Gjykata e Rrethit Krujë, me vendim të datës 17 janar 2007 ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg” për veprat penale të vrasjes me paramendim mbetur në tentative në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake. Në bashkëpunim me vëllain e tij, për motive të dobëta, Edvin Zalla tentoi rreth dy vjet më parë, të vriste me armë zjarri qytetarin E. D. Ndërkohë, forcat e policisë së Krujës, bënë të mundur edhe kapjen e të kërkuarit tjetër, Ibrahim Lika 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Shkrelë të Krujës. Lika ishte shpallur në kërkim nga komisariati i policisë Krujë më 21 janar 2008 pasi në orën 10.00 të një dite më parë (20 janar 2008), për motive të dobëta, në bashkëpunim me Besnik Sanën (i ndaluar pak kohë më parë), kanë goditur me sëpate në kokë G. S., banor i fshatit Shkrelë, Krujë. Gjykata e rrethit Krujë, me vendim të datës 29 shkurt 2008 kishte caktuar ndaj Likës masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “vrasjes me paramendim mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›