E Diel, 1 Nëntor 2026

Me marrëveshjen, u pranua pavarësia

Anëtarët e të ashtuquajturit Kuvend i Komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë kanë thënë se me marrëveshjen për bashkëpunim rajonal është pranuar pavarësia e Kosovës.

Në një takim që kanë zhvilluar në Mitrovicë, ata kanë thënë se “marrëveshja i hap dritaren e botës Prishtinës dhe Kosova bëhet subjekt i së drejtës ndërkombëtare, që në mënyrë legale dhe legjitime mund të lidhë marrëveshje ndërkombëtare”.

“Marrëveshja edhe njëherë ka legalizuar shtetin tjetër shqiptar në Ballkan”, tha Marko Jakshiq, nga i ashtuquajturi Kuvend i Komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë. /rel/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›