suplement
Zoti Galdini, Forumi për Demokraci dhe Etikë ka zhvilluar disa aktivitete, por pa bindur se përse lëvizja juaj është e ndryshme nga lëvizjet e OJF-ve të tjera. Cili është ndryshimi ndërmjet jush dhe lëvizjeve të tjera simotra në vendin tonë?
Në fillim të shek. XX, Veberi bëri një dallim ndërmjet politikanëve që jetojnë për politikën dhe atyre që jetojnë prej politikës. Në rastin e parë, politikanët bëjnë një ideal çështje të jetës së tyre dhe përpiqen që ta vënë në jetë. Edhe vetë Veberi e pranon se ky tip politikani haset rrallë në histori. Por, tipi më i keq i politikanit është ai që jeton prej politikës. Ky, na thotë Veberi, është tipi më i keq i politikanit, sepse ai do ta shesë drejtësinë e pozicionit të tij për hir të pasurimit ekonomik të tij. Tashmë, çdo njeri është i bindur se deri tani kemi parë vetëm tipin e dytë të politikanit.
Por, a duhet të tërhiqemi para një situate të tillë? A duhet që ta braktisim lirinë e sapo fituar dhe të qahemi për drejtuesit? Sigurisht që jo. Prapa kemi një përvojë mjaft të hidhur. Edhe pse e tashmja është e hidhur dhe askush nuk guxon të premtojë, nuk duhet të ketë tërheqje prapa. E vetmja rrugë për të dalë nga ky impas historik është që të ecim përpara duke shpejtuar hapin për të kombinuar lirinë me drejtësinë. Në qoftë se shoqëria do të rrijë e mbërthyer vetëm në një vlerë, shpirtin e përfitimit, atëherë demokracia mbetet e kërcënuar.
Ka periudha historike, si kjo që po jetojmë, kur normat, vlerat dhe bindjet e mëparshme janë tronditur thellë dhe kur shoqëria ende nuk e gjen dot orientimin etiko – moral, në një kohë kur kjo shoqëri po ndryshon me ritme të shpejta. Në periudha të tilla njerëzit ndodhen përballë dilemash të shumta. Ata nuk po e identifikojnë veten me institucionet e krijuara. Ata nuk kanë besim tek to. Kur shteti mund t’i shkelë angazhimet që merr, atëherë kujt mund t’i zihet besë? Në qoftë se ligjet kanë një frymë moderne dhe tërheqëse, por që nuk gjejnë zbatim, atëherë kujt mund t’i drejtohemi për të patur, në mos sigurinë e plotë, të paktën ndjenjën e sigurisë dhe të paqes sociale?
Në një kohë kur korrupsioni, gënjeshtra, lakmia, egoizmi, mashtrimi, hipokrizia, cinizmi si dhe klima e ankthit dhe e pasigurisë u ka zënë frymën virtyteve morale, kërkohet një ringritje shpirtërore për të dalë nga kjo gjendje. Të tilla vese si dhe manipulimi me termat e militantizmit dhe të meritokracisë kanë krijuar një gjendje irritimi, lodhjeje dhe indiferentizmi të përgjithshëm. Askush nuk flet për vlerat morale. Politika dhe etja për pushtet dhe përfitim ka pushtuar jetën politike dhe sociale, prandaj ne ndeshemi me dobësimin dhe çarjen e të drejtës dhe të moralit, me egërsinë dhe rritjen e injorancës.
Në të tilla momente, rreziku më i madh është humbja e shpresës dhe braktisja e lirisë për shkak të varfërisë ekonomike. Ajo që ne kemi nevojë është që të ushqehemi me artin e lirisë dhe arti i lirisë dhe demokracisë është shumë i vështirë. Ai duhet mësuar. U takon gjeneratave të reja dhe aktorëve të tjerë shoqërorë që t’ua mësojnë njerëzve këtë art me qëllim që ta përdorin demokracinë në funksion të dinjitetit të tyre.
A nuk shihet kudo se atmosfera e korrupsionit po moleps çdo gjë, madje kërkon të ngjitet deri edhe në shkatërrimin e dinjitetit të njeriut? A nuk po shikojmë individë të caktuar, që manipulojnë shuma të mëdha në duar, duke kujtuar se janë në gjendje të bëjnë qiellin dhe tokën, kërkojnë të tallen me varfarinë e njerëzve dhe përpiqen që vesin ta shesin për virtyt? A nuk po shikojmë se nga të gjitha anët flitet për korrupsion dhe ai mbetet impersonal?
Në një situatë të tillë mund të ndodhë që ajo ç’ka mbetet nga liria e porsafituar të bëhet e padurueshme dhe arbitrarizmi të na shpjerë drejt autoritarizmit. Prandaj miqte dhe bashkepunetoret e mij, djemtë dhe vajzat e FDE kanë një përgjegjësi të madhe për të ngjallur shpresën dhe për të shpëtuar lirinë.
Një fakt është real; Shqipëria nuk e ka pasur të zhvilluar asnjëherë shoqërinë civile për shkaqe historike. Qytetarët i kanë parë zgjidhjet gjithnjë tek angazhimi i drejtëpërdrejtë politik. Kohët e fundit kanë filluar të formëzohen grupet e interesit. Siç dihet një lëvizje legjitimohet me atë çfarë përfaqëson, ju çfarë përfaqësoni?
FDE është një organizatë e ideuar, themeluar dhe që drejtohet nga një grup të rinjsh të angazhuar në politikë por që përfaqësojnë bindje dhe parti të ndryshme politike. Kjo iniciativë ka si qëllim promovimin e tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit midis aktorëve politikë por dhe të aktorëve të tjerë në fusha të ndryshme të shoqërisë si Biznesi, Shoqëria Civile, Media, rrethet akademike të cilat ndikojnë në zhvillimin e jetës normale në vend. Ne gjykojmë se disa nga pengesat kryesore në ngadalësimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe social në vend janë mungesa e besimit dhe e bashkëpunimit reciprok. Në Shqipëri politika ka gjeneruar shumë konflikt dhe polarizim për shkak se ajo nuk vjen si politikë e lindur prej vlerave dhe parimeve por motivohet nga interesat meskine, individuale dhe të ditës. Këto shqetësime na shtynë të bëheshim së bashku si përfaqësues me përkatësi të ndryshme politike për të dhënë një shembull të gjallë bashkëpunimi në skenën politike shqiptare. Ne nuk dëshirojmë që këto ide të mbeten te izoluara thjesht në një grup njerëzish por te përçohen dhe tek aktorë me influencë në shoqërinë tonë. Ne besojmë se drejtues që kanë mirë-besim tek njeri tjetri pavarësisht diferencave politike mund të arrijnë të transformojnë shoqërinë. Vizioni i Forumit për Demokraci dhe Etike është të krijoje një lëvizje gjeneruese të ripërtëritjes morale në Shqipëri. Ne nuk jemi grup presioni por kërkojmë të ndryshojmë shoqërinë me anë të ideve dhe veprimeve tona duke drejtuar nëpërmjet shembullit dhe integritetit tone personal. Qëllimi nuk është thjesht të zëvendësojmë emra të përveçëm të politikës shqiptare për të pasur rezultate në përmirësimin e klimës politike, por të ndikojmë për të ndryshuar frymën, ligjërimin dhe ambientin politik ku veprohet dhe merren vendimet. Është zgjedhja jonë e përbashkët dhe e secilit prej nesh individualisht që të mos jemi vetëm ambiciozë për karrierë personale por të përfaqësojmë politika ambicioze që sjellin ndryshim dhe rritje në shoqëri. Ky është një proces që kërkon kohën e vet dhe që ndikimin e vet e kryen individ pas individi, ditë pas ditë dhe rrethane pas rrethane. E rëndësishme është se ne synojmë që më së pari të krijojmë një komunitet moral para se të kemi një komunitet politik, biznesi apo kulturor. Ne nuk kërkojmë vetëm metodat dhe strategji të mira, por mbi të gjitha ne kërkojmë dhe inkurajojmë njerëz më të mirë, liderë më të mirë. Integriteti personal i një drejtuesi është thelbësor për mirë-funksionimin dhe mbarë-vajtjen e procesit që sjell ndryshim brenda ambientit politik dhe social. FDE është një përpjekje për të iniciuar një stad të ri të marrëdhënieve ndërpolitike dhe sociale shqiptare i cili kryesisht lidhet me vendosjen e një kualiteti që i nevojitet politikës dhe shoqërisë sonë, klimën e bashkëpunimit dhe vazhdimësinë në qeverisje, forcimin e institucioneve dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit, demokracisë, lirive dhe etikes. Objektivi i FDE është bashkimi i kontributeve të qytetarëve të angazhuar, politikanëve, drejtuesve të shoqërisë civile, njerëzve të besimit, njerëzve të drejtësisë, intelektualeve, akademikeve, të rinjve, studentëve, dmth: faktorëve kryesore drejtues të shoqërisë, politikës dhe të institucioneve të shtetit shqiptar, kryesisht në kuadër të përafrimit të realitetit tonë me atë euroatlantik, pa marrë përsipër të zëvendësojë asnjë strukturë ekzistuese dhe ligjërisht përgjegjëse përpara votuesve shqiptarë. FDE ka bere objekt të aktivitetit të vete:a)Qasjet se Sa dhe Si ndërtohen programet qeverisëse në Shqipëri, duke nënkuptuar këtu programet politike apo elektorale, me synim përputhjen e tyre të plotë me interesat e qytetarëve;b)Qasjet Sa dhe Si i ndërtojmë këto programe konform projektit të integrimit që është mishëruar në marrëveshjen tonë të stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian;c) Qasjet sa dhe si konsolidohet, ndryshohet, përafrohet profesionalisht administrata jonë me kriteret e një administrate të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimit dhe ato të afrimit të vendit me realitetet euroatlantike;d) Qasjet sa dhe si funksionojnë, gjithnjë krahasuar me standardet euroatlantike, institucionet kryesore të shtetit shqiptar, ato të strukturës vertikale të qeverisë, ato të pavarura dhe veçanërisht në ç’marrëdhënie janë ato që normalisht do të duhej të konsideroheshin pushtete të pavarura që e bëjnë demokracinë një sistem funksional dhe ku ka terren për konkurrencën dhe ku mekanizmi i check and balance – kontrollues- është i mirëqenë, mirëveprues dhe i garantuar; e) Qasjet si dhe sa kemi ditur që përplasjen politike dhe sociale të mos e bëjmë modus vivendi i cili mbulon paaftësinë konkurruese dhe për pasojë atë qeverisëse të establishmentit tonë politik.f) Qasjet Sa dhe Si në shqiptarët kemi prodhuar qeverisje efektive. Sa dhe si kemi ditur të qeverisim Shqipërinë në respekt të rolit të saj stabilizues në rajon, pa e ulur vëmendjen, ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë ndaj interesave të shqiptarëve në rajon. Nëpërmjet ekspertizës, studimeve, kërkimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të cilat përkthyer në tematika më të thjeshta e më konkrete do të përbënin edhe aktivizimin e FDE në një terren që u jep përgjigje shqetësimeve bazë të shoqërisë sonë do të synojmë nxjerrjen dhe promovimin e rekomandimeve të FDE-së në lidhje me përcaktimin e profilit të ardhshëm ekonomik të vendit në realitetin global pjesë e të cilit po bëhemi, rekomandime, të cilat synojnë inkurajimin e një qeverisje të vazhdueshme, çka do të thotë respektimin e strategjive afatgjata, që nuk mund të ndryshojnë veçanërisht në fusha tepër sensitive siç janë arsimi, shëndetësia dhe orientimi gjeopolitik i vendit , jo thjesht në mënyrë të përgjithshme dhe me ligjërim steril, si psh: “që jemi për integrimin euroatlantik”, por si një vend që sjell besueshmëri tek qytetarët e vet dhe sigurisht tek investitorët aq të nevojshëm për zhvillimin e vendit, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me demonstrimin e aftësive qeverisëse të ne shqiptarëve.
Lëvizjet qytetare në Shqipëri, siç e thamë dhe më parë, kanë një histori dhe traditë dëshpëruese. E kanë nisur si lëvizje qytetare dhe kanë përfunduar si vegla politike në duart e liderëve politikë. Përpjekja juaj është për të rritur pazarin politik me ndonjë forcë të caktuar politike, apo...?
Filozofi Dallas Willard shkruan : “Njeriu duhet të synojë të bëhet ai lloj personi prej të cilit veprat e ligjit rrjedhin natyralisht”. Me pak fjalë, çelësi i jetës së mirë dhe shoqërisë së mirë nuk janë vetëm aksionet , veprat tona apo sjellja jonë, ato na çojnë veçse në korrektësi politike.
Çelësi i jetës së mirë dhe shoqërisë së mirë është karakteri. Kështu pra, gjithsecili që e njeh vendin kritik të karakterit në momente kaq të mëdha të historisë, flet për karakterin jo si për një klishe fetare apo për një temë luksoze që është i parëndësishëm në këto kohët tona të ngutjes, ambicies, egos dhe imazhit pakufi.
Karakteri është një sfidë e pamatë personalisht dhe kulturalisht.
Kjo ka qenë sfida ime personale, por edhe miqve të mi kur vendosem të bashkonim vullnetet tona në atë që sot njihet si FDE – Forumi për Demokraci dhe Etikë.
Kur ne e nisëm këtë udhë tonën, ne ishim shumë të ndërgjegjshëm që kemi zgjedhur rrugën që të çon e s’të kthen. Me zgjedhjen e kësaj udhe ne donim vetem t’i jepnim fillesë një procesi të gjatë në favor të së mirës “...ngaqë një kohë të gjatë ndjejme nevojën e krijimit të një institucioni, të një shkasi që do të nxiste shqiptarin të bëjë introspeksionin, ta inspektojë vetveten, të reflektojë jo vetëm për bëmat e të tjerëve por edhe të vetvetes… Shqiptaret si kurrë më parë kanë nevojë për trajnim për aftësim që në mënyrë sa më efikase të fillojnë ta inspektojne vetveten, ta zbulojne te ligen, cfaredo forme qofte ajo dhe mekanizmat, pretekstet qe e legjitimojne ate. Pa njohje nuk ka vetedijesim, ndergjegjesim…” thote miku i madh i FDE qe se shpejti do te jete edhe Anetar i Keshillt te Nderit te FDE, z.Arben Xhaferri.
Nismat dhe perpjekjet e FDE jane ne pikepamjen time demonstrimi i deshires dhe nevojes se qytetareve shqiptare per BASHKIM dhe KOHEZION ne shoqerine tone te lodhur e rraskapitur nga konfliktet dhe ndasite. Perpjekja dhe aktivitetet e FDE jane gjithashtu demonstrim i deshires dhe nevojes se qytetareve shqiptare te gjitheve se bashku, per vleftesimin e te teres permbi te pjesshmen, per vleftesimin e kombit dhe vendit permbi partine, per vleftesimin e interesit publik permbi ate vetjak.
Perpjekja e FDE eshte qe te beje elokuente qytetaret shqiptare per te sfiduar paqesisht udheheqesit e tyre politike qe te mos humbasin ne konflikte shterpe, por te kuptojne se pikenisja dhe pikemberritja e cdo debati politik, e cdo beteje politike, e çdo motivimi apo vizioni politik duhet te jete Shqiperia dhe qytetaret e saj.
Ne fakt per te thene te verteten edhe se shpejti bejme 5 vjet qe veprojme ne kete ambient, ne gjykojme se ky eshte ende vetem fillimi i nje procesi.
Vete procesi do te jete nje sfide e vazhdueshme per vete djemte dhe vajzat qe jane bashkuar ne FDE dhe ne kete Levizje te Riperteritje Morale, por edhe per te gjithe njerezit qe levrojne mendime, opinione dhe marrin vendime ne shoqerine shqiptare. Sfida eshte per cdo qytetar per tu percjellur me force dhe vendosmeri edhe tek udheheqesit politike sepse sikurse thone te mocmit: “Mbill një mendim, korr një veprim, mbill një veprim korr një traditë, mbill një traditë korr një karakter, mbill një karakter korr një Fat”
Ju thoni se keni një mision: ndryshimi i Shqipërisë nëpërmjet angazhimit të qytetarëve. Flitet shumë për angazhimin qytetar, por pakkush e ka arritur këtë. Ju i keni instrumentet e nevojshme për t’i bërë qytetarët që të bashkohen me nismën tuaj?
Ne qe qendrojme dhe besojme se ky vend ende prodhon shprese, kemi ekzaminuar dhe eshte mire te vazhdojme ti ekzaminojme mundesite tona ngase jam besimplote qe jemi shume, ndaj edhe duhet ti ushtrojme te gjitha te drejtat, kapacitetin, energjite, dijet, eksperiencen, deshirat, vullnetin per te qene sherbetore dhe autore te se mires nderkohe qe se bashku te gjithe si shoqeri punojme per diten kur Shqiperia do te behet Europe.
Nese sot ne qendrojme stoike ne kete vend ku “Tirania e shperfilljes” eshte moral mbi moralin , ligj mbi ligjin , e drejte mbi te drejtat, nese qendrojme duke e ditur se ne kemi te drejte te flasim por kurresesi nuk kemi te drejte te degjohemi, nese jemi te gjithe te ndergjegjshem se Shqiperia, eshte bere Pengu i pacmueshem i nje grupi drejtuesish dhe politikanesh te cilet dhunen e diktatures se Enver Hoxhes e kane zevendesuar me dhunen e interesave personale meskine te individeve dhe grup-individeve te caktuar, atehere le te shohim pas ne historine tone, dhe thelle ne burimet tona te brendshme qofte individuale qofte si shoqeri, le tu referohemi demokracive dhe shoqerive te shendetshme gjithashtu, Mendimtareve te medhenj qe ka bota dhe kesisoj te shestojme shanse dhe kohe ndryshe.
Jam i kthjellet se per “Zoterinjte e Politikes” shqiptare , eshte e veshtire te thuhet se funksionojne me rregullat e lojes demokratike .
Shpesh here qasja qe te vjen ne mendje eshte se, per Ata, Shqiperia eshte bere Bronxi apo Harlemi i tyre, ku ligji i me te fortit percakton fatet e lojes. Gati-gati krijohet pershtypja se ne permasa domethenese per tu marre seriozisht ne konsiderate, drejtuesit dhe politikanet tane te nderuar jane ne nje kompromis te qarte.
Ne kushte te tjera mendje te mbrapshta do te mendonin se drejtuesit dhe politikanet tane funksionojne pothuajse njelloj sikurse “familjet e malavites” te cilat pasi kane ndare zonat e influences bazuar ne marreveshje te fshehta, me dyer te mbylluara zakonisht, vazhdojne njekohesisht edhe luften e eger per me shume ekspansion dhe dominim. Demokracia qe na ofrohet eshte nje demokraci me dyer te mbyllura.
Madje edhe debatet gjate krizave parazgjedjore, apo per reformat e shumeperfolura, edhe negociatat , edhe perplasjet , marreveshjet apo mosmarreveshjet jane bere te gjitha pas dyerve te mbyllura, ndonese te gjithe e kane vetedijen qe demokracia me dyer te mbyllura eshte nje demokraci e vrare.
“Miqte e mij , na takoi qe te rinj nje fat i ashper . Kemi vuajtur nga rinia jone , si nga nje semundje e rende. Kjo qe pasoje e kohes ne te cilen lindem , kohe e dekadences se madhe te brendshme , e dekompozimit , qe me gjithe paaftesine dhe forcat e saj vepron kunder shpirtit te rinise.
Shkatërrimi dhe pasiguria janë karakteristikat e kësaj kohe: asgjë nuk bazohet në baza e besim të shëndoshë. Jetohet për të nesërmen, sepse e pasnesërmja është e dyshimte…” Ndonese keto fjale te Niçes i shkojne shume per shtat realitetit tone, une jam plot shprese dhe besim se ne jemi shume, e ne cdo zemer te qytetareve shqiptare gjen vend e fjetur apo e ndrojtur, “shpresa dhe ngasja per te miren”. Ne jemi pernjimend shumica e heshtur. Ne jemi forca e vertete levizese ne shoqerine shqiptare, ndonese ka vite e mbase dekada qe e keqja ne pakice ushtron kontroll mbi pushtetet e ketij vendi.
Per te shkuar me thelle ne shpresen time do te thoja se edhe brenda vete vendimmarresve shqiptare, udheheqesve, deputeteve, drejtuesve qendrore apo lokale, qofte si qenie njerezore qofte si grup social, eshte dhe mund te marre force kahja e se mires. Ka dhe mund te zbulojme apo ngreme drejtues qe i kane karakterin, integritetin dhe parimet si element themelor te formimit te tyre si bartes dhe ushtrues te detyrave publike, dhe pushtetit ne sherbim te vendit ligjit dhe qytetarit.
Mesazhi im për FDE dhe shqiptarët
Tre herë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, Ambasadori Amerikan Tony P. Hall është një nga avokatët drejtues për programet e lehtesimit të urise dhe varferisë në botë, dhe për përmirësimin e kushteve të të drejtave të njeriut në botë. Tony Hall ka shërbyer si Kongresmen i Ohio-s në Dhomën e Përfaqësuesve për periudhën 1969 – 1972, e më pas si Senator i Ohio-s nga viti 1979 deri në 1978. Ai ka përfaqësuar në Kongres Distriktin e Tretë të Ohio-s, për vitet 1979 – 2003.
Tony Hall u betua si Ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara për FAO-n në shtator 2002. Ai është i mirënjohur si avokat i paepur në luftën kundër urisë dhe varfërisë brenda dhe jashtë SHBA-së. Tony Hall ka ndërmarë nisma legjislative të cilat janë kthyer në ligje për të luftuar sëmundjet e ndërlidhura me urinë në vendet në zhvillim. Ai është njeriu kyç, që bëri të mundur ndërmarjen e masave të suksesshme në vitin 1990 për Programet dhe Legjislacionin për të mbështetur Gratë, të sapolindurit dhe fëmijet – (Women, Infants and Children – WIC). Ai ka punuar për të promovuar edhe mikro-sipërmarrjet për të zvogëluar papunësinë.
Tony Hall është themelues i Select Committee on Hunger , dhe ka shërbyer si Kryetar i këtij komiteti nga viti 1989 deri në vitin 1993, vit ky kur u bë abolicioni i këtij Komiteti. Si përgjigje për abolicionin dhe shpërndarjen e këtij Komiteti Kundër Urisë, Tony Hall vendosi të agjeronte për 22 ditë në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e opinionit politik dhe atij publik për nevojat e njerezve të uritur në SHBA dhe kudo nëpër botë. Ambasadori Tony Hall është gjithashtu themeluesi dhe Kryetari i Qendrës Kongresionale Kundër Urisë, një organizatë joqeveritare kjo e përkushtuar të luftojv urinë dhe varfërine duke zhvilluar dhe formuar lidera.
Në përpjekje për të dëshmuar gjendjen e vështirë të së varfërve dhe sidomos të uriturve të dorës së parë, Tony Hall ka vizituar shumë vende dhe rajone të pushtuara nga varfëria dhe luftrat kudo nëpër botë. Ambasadori Hall ka kaluar kohë në më shumë se 100 vende të botës, nga Afganistani në Zimbabve. Ai gjithashtu ka vizituar edhe Korenë e Veriut 7 herë që nga viti 1995, madje ai ka qenë një nga zyrtarët e parë perëndimor që ka parë dhe dëshmuar urinë dhe varfërinë jashtë kryeqytetit Pyongyang.
Si Shef i Misionit Amerikan ne Agjensitë e OKB-së, respektivisht WFP, FAO, dhe IF, në Romë Ambasadori Tony Hall ka meritën e vendosjes në fuqi të “përkushtimit amerikan për të lehtësuar dhe zhdukur urinë dhe për të ndërtuar shpresë kudo në botë”. Ambasadori Hall është nominuar për Cimimin Nobel për Paqen në vitet 1998, 1999, dhe 2001 për punën e tij humanitare lidhur me luftën kundër urisë dhe varfërisë. Ndërkohë që për nismat e tij legjislative kundër urisë dhe varfërisë, dhe për propozimin e tij për nje Samit Humanitar në Horn të Afrikës, Tony Hall dhe Komiteti Kundër Urisë drejtuar prej tij, morën Medaljen e Argjendtë të Ditës Botërore të Ushqimit, nga FAO e OKB.
I dashur Arian,
Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE)
Të drejtohem ty si Drejtori Ekzekutiv i FDE-së dhe nëpërmjet teje, i drejtohem bashkëpunëtorëve të tu, dy Zv/Drejtorëve të FDE-së, Nebi Bardhoshi dhe Klodian Gradeci. Unë dua të them vetëm që krijimi i FDE-së dhe mbajtja në këmbë për kaq vite i takimit te përmuajshëm joformal, Leadership Forumit më kënaq pa masë. Ju e keni treguar veten tashmë prej vitesh, duke qenë konstantë në prezantimin e mundësisë për të ushtruar influencë në shoqërinë shqiptare për tu bashkuar rreth një kauze madhore.
Siç e dini, unë e kam ndjekur rrugën që ti dhe kolegët e tu keni bërë për tu bashkuar, kam ndjekur se si keni qëndruar bashkë pavarësisht tentativave të shumta për t’ju ndarë dhe kam ndjekur përpjekjet tuaja për tu dëgjuar nga shoqëria shqiptare.
Vendi yt ka një demokraci shumë të re, të lindur prej një sistemi politik unik. Në Shqipëri ka pasur dhe në shumë mënyra vazhdon akoma të ketë, një shoqëri politike, profesionale, ekonomike dhe sociale të mbushur me frikë epidemike, dyshime, mosbesim, lakmi dhe egoizëm. Ka shumë faktorë që kanë përkeqësuar shkatërrimin e shpresës që kanë pasur qytetarët shqiptarë kur dolën nga diktatura komuniste.
Megjithëse liderët shqiptarë kanë bërë shumë përpjekje për ti kaluar këto probleme sistematike, ata kanë pasur kahhera nevojë ndihmën e të tjerëve për ti mbështetur në kërkimin e një shoqërie të re.
Krijimi i Leadership Forumit dhe i FDE-së ka bërë që këto të kthehen në një instrument që ofron këtë gjë në dy mënyra unike. Së pari, i ofrojnë mbështetje dhe i japin kurajo lidershipit ekzistues duke pasur parasysh përpjekjet e tyre për sjelljen e ndryshimit për mirë në Shqipëri. Së dyti, një mendim i kujdesshëm nëpërmjet kritikës së sistemit, ndihmon në dhënien e një drejtimi, orientimi, dhe fryme të re në lidership. Fakti që FDE dhe Leadership Forumit janë krijesa të brezit të ri dhe produkt i mendimit të tyre e bën atë një vlerë shumë të konsiderueshme. Kjo vlerë është akoma më shumë për tu theksuar sepse themeluesit e FDE-së janë reflektim i pikëpamjeve politike të ndryshme dhe vijnë nga disiplina të ndryshme.
Megjithëse FDE nuk është politikisht e njëanshme, fuqia e saj qëndron gjithashtu tek fakti që ju keni dhe një bazë të fortë e të dukshme etike. Këto vlera bazë janë universale dhe në të njëjtën kohë edhe personale, dhe i aplikohen çdo individi dhe çdo vendi ne botë.
Nëna e madhe shqiptare Tereza, e cila ka qene ndoshta gruaja me influencën më të madhe në shekullin e 20-të, bazoi jetën e saj në të njëjtat principe të ndershmërisë, të së vërtetës, drejtësisë, përvujtnisë, përunjtësisë dhe mëshirës. Unë i shoh të gjitha këto karakteristika brenda FDE-së, dhe kësisoj në shërbim të Shqipërisë, dhe emocionohem nga fakti që jam i shoqëruar me emrin tënd dhe të FDE-së. Uroj që ti dhe FDE-ja të lulëzoni gjithmonë e më shumë sepse ti mundëson infiltrimin e këtyre principeve tek vetja dhe te organizata jote.
Liderët e vendit tënd dhe ata te komunitetit diplomatik duhet të inkurajohen për të mbështetur dhe për tu përfshirë në rritjen e influencës së FDE-së.
Shpresa dhe pritshmëria ime është që përpjekjet e tua të jenë aq shumë të suksesshme sa ta bëjnë FDE-në një model në të gjithë rajonin, në shumë vende post komuniste dhe në gjithë botën po ashtu.
Përzemërsisht i yti
Anthony Cordle
Mik Britanik i Shqipërisë
Dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me “Medaljen e Mirënjohjes”.
FDE – Forumi për Demokraci dhe Etikë, një vizion që kërkon kurajo dhe dashuri
Historia e fundshekullit të 20-të, u pasurua ndjeshëm nga rikthimi i lirisë tek një numër vendesh e kombesh në Europë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Për qytetarët anekënd Europës që janë të përfshirë në jetën politike, pasioni për demokracinë dhe lirinë ka qenë ylli polar i karrierave të tyre, madje domethënia ka qenë shumë më e fortë për ata që kanë pasur lidhje me këto ngjarje dhe zhvillime. Ata djem dhe vajza të cilët ngritën dhe ndërtuan FDE- Forumin për Demokraci dhe Etikë, dhe takimin e përmuajshëm joformal Leadership Forum në Shqipëri, janë një grup të rinjsh me të cilët ka qenë një kënaqësi e posaçme e imja të bashkëpunoj gjatë viteve të fundit. Më kujtohet me shumë ndjenja të forta dashamirësie vizita ime në një Tiranë vibrante pak vite më parë ku edhe kam patur rastin të jem folës në njërin prej takimeve Leadership Forum. Ashtu sikurse kam patur një kënaqësi të madhe të mikpres këta miq nga Shqipëria ndërsa kanë ardhur të më vizitojnë mua dhe miq të tjerë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Dhomën e Lordëve, në Londër. Puna që ata po përpiqen të kryejnë është goxha sfiduese, pasi kërkon vendosjen dhe përforcimin e një sistemi pafajshmërisht të lirë përkundër represionit, gjë e cila nuk përbën aspak një detyrë të lehtë, as një punë që nuk kërkon kurajo. Por duke ndërtuar me shpresën dhe idealizmin rinor, dhe me themelet e mbështetura fort në parimet e gjithkohëshme të drejtësisë, përvujtnisë, ndershmërisë, faljes, tolerancës ndaj së ndryshmes, dhe përgjegjshmërisë ndaj njerëzve, ne miqtë e Shqipërisë, vërtetësisht besojmë se FDE dhe takimi i përmuajshëm Leadership Forum që FDE organizon, përfaqësojnë një Pishtar të ndezur që rrezaton e shkëlqen fort në Ballkan, e me siguri do të rrezatojë e shkëlqejë fort brenda kombit shqiptar e përtej tij pa asnjë mëdyshje. Unë i uroj nga zemra FDE-së veçse suksese në udhën dhe sfidën e ndërmarrë. Ka shumë ende për tu bërë nga FDE për promovimin, inkurajimin, zbatimin dhe përforcimin e vlerave që ky Forum mbështet. Miqtë e shumtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë besim ndaj edhe do të mbështesin energjikisht duke uruar për FDE-në një të ardhme të fuqishme.
Alistair Burt, Deputet në Parlamentin Britanik
Nën/Kryetar i Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar
FDE, përqafimi dhe frymëzimi i një demokracie etikisht të lartë
Unë e duartrokas përzemërsisht punën e djemve dhe vajzave që kanë themeluar dhe mbajnë në këmbë FDE-në, gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Duartrokas përzemërsisht gjithashtu punën e bërë për ngritjen dhe stabilizimin e takimit të përmuajshëm Leadership Forum dhe vendosjen e tij në shërbim të promovimit dhe zhvillimit të ideve më të mira për hir të një Shqipërie të ardhme, të stabilizuar, të sigurt, me produktivitet të lartë, duke iu bashkëngjitur standardeve më të larta etike, respektuese e të drejtave të popullsisë së saj dhe që siguron pjesëmarrjen e qytetarëve nëpërmjet institucioneve demokratike efikase.
Forumi për Demokraci dhe Etikë do të vazhdojë ta kryejë këtë mision të rëndësishme, sepse ka akoma shumë punë për t’u bërë. Është relativisht e lehtë që të aprovohen ligje dhe që të mobilizohen institucionet shtetërore e qeveritare, për të punuar në ndërtimin e institucioneve demokratike që funksionojnë siç duhet. Pjesa më e vështirë (pjesa që kërkon punën më të madhe) është ajo e transformimit të ambientit kulturor të traditës dhe të sjelljes, në mënyrë që jo vetëm institucionet shtetërore e qeveritare, por e gjithë shoqëria civile të zhvillohet në këtë drejtim. FDE, nëpërmjet përdorimit të të gjithë talenteve të popullit shqiptar nga çdo sektor i shoqërisë, pavarësisht përkatësisë politike, po mbështetet te cilësitë më të mira të karakterit të shqiptarit për ta larguar shoqërinë nga mendimet e brendshme për përfitim personal, egoiste, përkundrejt një vëmendjeje bujarie, zemërgjerësie dhe dashurie për vendin. FDE po ushtron aksion të vazhdueshëm për eliminimin e të gjitha formave të korrupsionit dhe favoritizmave, të cilat i mohojnë shoqërisë investimet e nevojshme, mundësitë për biznese, tregje efikase dhe shkatërrojnë besimin publik tek qeveria. FDE përqafon dhe frymëzon vizionin e një demokracie shqiptare etikisht të lartë, që respekton të gjitha këndvështrimet dhe aderon nëpër procese që, për arsye se janë transparente dhe janë të hapura ndaj popullit e qytetarëve, mund të fitojnë besim dhe mbështetje të plotë nga shqiptarët. Ndërkohë që ka akoma shumë punë përpara, të gjithë ata që janë të përfshirë me takimin e përmuajshëm joformal Leadership Forum që FDE organizon, dhe me FDE-në meritojnë përgëzime të jashtëzakonshme për gjithçka që kanë arritur deri më tash, për energjinë e vizionin e mrekullueshëm dhe për dritën që rrezatojnë në të ardhmen e shkëlqyer që do të ketë Shqipëria.
Sinqerisht
John Walker
John Mercer Walker, Jr. ( lindur më 26/12/1940), është Gjykatës në Gjykatën e Apelit të SHBA për Rrethin e Dytë dhe është kushëriri i presidenteve të SHBA, George H.W. Bush dhe George W. Bush. Ai ka qenë Kryetari i Gjykatës së Apelit të Rrethit të Dytë nga 1/10/2000 deri në 1/10/2006, më pas mori statusin e SENIOR.
FDE, vizion dhe shërbim i paçmueshëm për Shqipërinë dhe Rajonin
Ndihem shume i kenaqur qe të përgëzoj të gjithë djemtë dhe vajzat, Arian Galdinin dhe bashkepunetorët e tij Klodian Gradecin, Nebi Bardhoshin, Spiro Curan, Alfred Cakon, Sazan Gurin, Albana Canollarin, Bekim Iseinin, Dashamir Bërxullin, etj, për krijimin dhe fuqizimin e FDE- Forumit për Demokraci dhe Etikë dhe takimit të përmuajshëm dhe joformal Leadership Forum, që FDE organizon tashmë prej gati 5 vitesh.
Ka një gjë të cilën të gjitha demokracitë të reja apo të vjetra, e kanë të përbashkët: demokracitë janë reflektim i qytetarëve të tyre. Demokracitë lulëzojnë kur QYTETARIA ngre nivelin e debatit politik dhe kërkon fort ekselencë, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie nga zyrtarët e zgjedhur. Kësisoj kur QYTETARIA dështon, edhe Demokracia dështon.
Krijimi dhe fuqizimi i FDE jep një shpresë të jashtëzakonshme për të ardhmen e Shqipërisë, ngase aty janë e përfaqësohen disa nga liderat e rinj më të mirë, më të mencur, më me integritet e personalitet, e më të zotë në Shqipëri, të cilët janë bërë bashkë përtej rreshtimeve dhe ngjyrave partiake apo ideologjike, jo për të avancuar e zhvilluar ndonjë axhendë personale apo organizative, por për të punuar e ndërtuar për interesat më të mira të Kombit Shqipëtar. Unë besoj dhe do të vazhdoj të besoj se FDE do të shndërrohet në një burim të mrekullueshëm për QYTETARINE shqipëtare për vitet në vijim.
Sikurse ju e dini shume mirë, cdo shoqëri demokratike përballet me inercinë institucionale.
Inercia Institucionale që duhet të ballafaqojnë shoqëri Post-Komuniste si Shqipëria është dykahëshe, pra është njëkohësisht Pengesë, por ama është edhe një Mundësi. Pengesa qëndron në faktin se bëhet i vështirë tejkalimi i strukturave pushtetore post-komuniste të cilat përpiqen e synojnë me ngulm të akomodohen në realitetin e ri Shqipëtar. Gjithashtu, mundësia qëndron në faktin se ju keni mundësi të ndërtoni një demokraci të re duke mësuar nga gabimet dhe sukseset e demokracive të vjetra.
FDE në këto gati 5 vite ka përfaqësuar dhe unë shpresoj do të vazhdojë të përfaqësojë për qytetarinë shqiptare dhe për qeverisjet, dy vlera bazë: debatin qytetar dhe lidership shërbyes.
Debati qyetar fillon me një besim që e gjejmë në aksiomën e famshme të John Milton kur thotë se kurdoherë që e vërteta dhe e rremja janë të lejuara të rriten së bashku, “cili e njohu ndonjëherë të vërtetën të katandisur si mos më keq”. Senatori i kohëve të fundit Daniel Patrick Moynihan e ka përditësuar këtë koncept kur ai tha se : “gjithsecili ka të drejtën për opinionet e tij, por jo për faktet e tij”.
Asnjë demokraci nuk mund të mbijetojë kur bie pre e shpirtrave mashtrues, porse duhet ngritur një debat i ndershëm, që nxjerr fitues dhe humbës jo bazuar në përbaltje, forcë e rrena, por në arsyetim dhe kuptueshmëri të përbashkët. Ndërsa të gjithë njerëzit janë krijuar të gjithë të barabartë, idetë nuk janë krijuar të tilla.
Vlera e dytë bazë, lidership shërbyes, është themeli i gjithë të tjerave. Kur përfitojnë e mbeten të pakontrolluar nga një elektorat i paditur, paedukuar dhe painformuar, politikanët në cdo shoqëri demokratike tundohen të përfaqësojnë vecse vetveten dhe interesa te caktuara. Parimi i Lidershipit shërbyes sikurse është i shëmbëlltyer te Nënë Tereza e Shqipëtarëve, ndihmon një shoqëri të formojë dhe zhvillojë SHTETARE, të cilët kujdesen dhe punojnë për brezat e ardhshëm, e jo Politikanë të mekur, të cilët janë kryesisht të shqetësuar për zgjedhjet e ardhëshme.
Pergëzimet e mia më të ngrohta edhe një herë për FDE , i cili unë besoj se do ti sigurojë një shërbim të pacmueshëm, jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë Rajonit të Europës Juglindore.
John Hart
Drejtori për Mediat i Senatorit Tom Coburn.
Bashkëautor me Senatorin Tom Coburn, i librit bestseller:Thyerja e Besimit. (Breach of Trust: How Washington turns outsiders in to insiders )
FDE, një sfidë për lirinë
Më së pari unë dëshiroj ta përgëzoj nga zemra FDE- Forumin për Demokraci dhe Etikë. Përpjekjet për ngritjen dhe fuqizimin e këtij Forumi janë esenciale për zhvillimet në Shqipëri. Gjatë vizitave të mia të shumta në Shqipëri unë kam mësuar se shqiptarët janë njerëz të ngrohtë, mikpritës dhe zemërmirë. Ju si vend, sapo keni dalë nga një shtet mizor autoritar, dhe jeni ndërkohë në tranzicion përkah demokracia dhe liria. Kushtetuta juaj është një dokument i shkëlqyer, që garanton të drejta themelore dhe vendos bazat për demokracinë dhe lirinë. Por aty në vendin tuaj ka shumë nga ata të cilët bëjnë gjithcka për ta grabitur Shqipërinë, nga përfitimet e shumta që sjell liria ekonomike dhe prosperiteti. Ndaj edhe qëllimet dhe objektivat e FDE-së tregojnë maturinë dhe kurajon e djemve dhe vajzave që e kanë themeluar, për të mbështetur, inkurajuar dhe përforcuar zhivillime pozitive në Shqipëri.
Dikur është thënë se kur burrat dhe gratë, njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë, atëherë e keqja fiton. Kur njerëzit dekurajohen dhe humbasin shpresën për shkak të veprave të liga të të tjerëve, të gjithë dalin të humbur. Unë e kam parë dhe ndjekur me shumë vëmendje punën e FDE-së dhe themeluesve të saj ndër vite e mendoj se këta djem dhe vajza janë njerëz me kurajo dhe forcë të admirueshme. Sidoqoftë, gjatë gjithë këtyre viteve unë kam parë punën e shumë njerëzve të mirë në Shqipëri, që të kompromentohet nga disa të cilët e vendosin përfitimin personal përmbi interesat e vendit të tyre, po nga ata lloj njerezish që keqpërdorin pushtetin dhe paratë për të siguruar avantazh të padrejtë mbi qytetarët e ndershëm. Por LIRIA mund të ekzistojë vetëm nëse njerez të lirë pranojnë përgjegjësitë e lirisë.
Dy shqiptarë të mëdhenj dhe të mençur më kanë mësuar mua parime të cilat janë të përjetshme. I pari ka qenë Pjetër Arbnori, jemi takuar me Arbnorin për herë të parë në vitin 1992 dhe diskutuam për atë që njihet si Rregulli i Artë, i pranuar dhe përcjellë nga të gjitha fetë dhe kulturat, Rregull ky që na thërret të gjithëve që ti trajtojmë të tjerët në atë mënyrë sikurse duam të trajtohemi vetë. Qëndrimi i Arbnorit ishte se: “Rregulli i Artë është universal, dhe mund të aplikohet në marrëdhëniet midis personave, në marrëdhëniet midis qeverisë dhe personave, e madje edhe në marrëdhëniet mes qeverive”. E quaj një privilegj që kam pasur fatin të takoj dhe njihem me z.Arbnori, dhe të shoh nga afër mencurinë dhe kurajon e tij. Një vit më vonë unë kam pasur rastin dhe nderin e madh të takoj At Zef Pllumbin. Kur u takova me këtë njeri të madh e pyeta: “Ç’mund të bëhet mes së mirës dhe të keqes”?,ai mu përgjigj me një këshillë shumë të thjeshtë: “Munde të keqen me të mirë.”
FDE-ja është shëmbëlltyra e këtyre parimeve, ndaj edhe jam i kënaqur që jam një mbështetës i qëllimeve, vizionit dhe përpjekjeve të FDE-së. Në fakt, FDE ka mbështetjen time më të plotë.
Roger D. Sherrard
Konsitucionalist Amerikan
FDE, një organizatë shumë e rëndësishme
FDE- Forumi për Demokraci dhe Etikë është një organizatë shumë e rëndësishme për zhvillimet në Shqipëri, ndërsa ky i fundit ka filluar të bëhet gjithnjë e më shumë një vend ndërkombtarisht influent. Ndërsa Shqipëria po përjeton synime për rritje në industri të ndryshme që kanë impakt në botë, është shumë e rëndësishme për vendin që të përfshihet në bashkëbisedime politike dhe ekonomike nëpërmjet grupeve të tilla sikurse Forumi për Demokraci dhe Etike. Unë i duartrokas me entuziazëm qëllimet dhe pikësynimet demokratike të FDE-së, dhe kam shume mirëbesim në pritshmërinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në FDE që liderët e Shqipërisë të gjykohen bazuar në moralitetin dhe integritetin që mbartin e përfaqësojnë. Kjo kërkesë për moralitet ndaj liderëve do të bëjë që ky vend të shndërrohet në Botë, në një model të fortë të një demokracie të vërtetë.
Rep. Robert Aderholt, Kongresmen Amerikan
5 vjet në kërkim të virtytit
Kur u ula të shkruaja këto rreshta për gati 5 vite me FDE dhe çfarë kam ndarë ndërkohë me Arian Galdinin, Nebi Bardhoshin, Klodian Gradecin dhe miqtë e tjerë të Forumit për Demokraci dhe Etikë, nuk pata asnjë dyshim rreth asaj çka është kjo histori miqësie. Një histori miqësie e ndryshme nga ato të “bulevardit politik” të Tiranës, i mbushur shpeshherë me thashetheme e intriga nga më të pabesueshmet. Të egra sa cmund të jetë një politikë e “gjendjes natyrore”, ku kundërshtari apo rivali duhet mundur me cdo mjet e mënyrë. Ky “bulevard” që është ndërtuar dita ditës në këto 17 vite të tranzicionit politik, ka çuar në ekstrem dyshimet njerëzore se ku qëndron kufiri mes të vërtetës dhe trillimit, besimit dhe pabesisë, të mirës dhe së keqes. Dhe kjo situatë ka bërë që besimi tek sistemi të lëkundet gjithnjë në fijë të perit. Kjo është po aq e vërtetë sa edhe ndryshimet pozitive që politika ka ditur ti inponojë për mirë vetes dhe shoqërisë jo në pak raste. Për pasojë qytetarët dhe politika e kanë gjetur veten në udhëkryqe të rrezikshme, që janë kaluar jo pa vështirësi të mëdha.
Në këtë situatë shoqeria civile ka ditur të gjendet në mes të politikës dhe shoqerisë si zgjidhëse e konflikteve, zbutëse e tensioneve dhe avokate e të “mirës publike”. Si një forcë asnjanjëse ajo ka qëndruar në mes të tronditjeve si një mekanizëm moderues, përfaqësuese dhe vetëpërmbajtës. Por edhe ky segment i shoqërisë gjatë historisë së vet 16-vjeçare ka mbartur pikëpyetje jo të vogla, pasi ka ndodhur që të jetë përdorur nga politika dhe ta ketë përdorur atë për interesa jashtë natyrës së vet. Ndaj në këto pothuaj 5-vite të FDE-së, duhet ndalur për të thënë një të vërtetë. FDE ka qënë gjithnjë një nga trupat më të shëndoshë të moderacionit. Mesazhet e lëshuara në Leadership Forum, dhe çështjet e hedhura për dialog në tryezat e debateve të organizuara prej saj kanë pasur një konstante. Atë të ndërtimit të dialogut, mirëbesimit dhe zbutjes së tensioneve. Vetë natyra e FDE-së e cila është ngritur nga disa djem dhe vajza që vijnë në të si anëtarë të partive të ndryshme dhe segmenteve të tjera të shoqerisë, ka bërë që në tryezat e saj politikanë të partive të ndryshme të flasin me të njëjtën gjuhë. Atë të kapërcimit të kufijve ndarës për çështje të mëdha si integrimi i Shqipërisë në NATO, ambienti, vlerat apo dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet partnere dhe shumë e shumë çështje të tjera.
Tryezat e FDE-së dhe takimet e Leadership Forum-it, kësisoj kanë patur një qëllim të qartë dhe kontribut të dukshëm. Përmirësisim e instrumentave demokratik, pasi “demokracia është një sistem i paqes dhe jo i luftës” do të thoshte një filozof i madh. Nën këtë frymë FDE-ja ka bërë diferencë me qëndrimet e saj që nuk kanë synuar “karshillëk” ndaj sistemit politik, e aq më tepër partive politike të caktuara. Përkundrazi, ky fenomen i llojit të ri të shoqerisë civile nuk ka zhgënjyer, por vetëm ka konfirmuar pritshmëritë e besimit tek ky grup njerëzish, që ka grumbulluar rreth vetes njerëz me një qëllim të përbashkët. Forcimin e besimit tek e mira publike dhe vlerat. Që institucionet të jenë të virtytshme, duhet ndihma e tërë mekanizmave që shoqëria zotëron. Dhe FDE-ja është një mekanizëm që virtytin e ka vendosur në themelet e veta që ditën që është krijuar.
Edvin Kulluri
Ndihmës i Kryeministrit
Vizioni im si socialist për FDE
Në çdo demokraci pjesëmarrja sa më e gjerë në proceset e vendimmarrjes do të garantonte një dietë të domosdoshme për vetë shëndetin e demokracisë. Nëse do të kuptohej mirë rëndësia e shumë përfshirjes atëherë krejt natyrshëm, do të thoja që FDE dhe Leadership Forum me rolin e saj modest, është një kontribuese e qënësishme e këtyre proceseve. Të kesh një vizion dhe të shpresosh ta jetosh atë nuk është mëkat. Nëse ti zgjedh të shkosh drejt perëndimit nevojitet të marrësh atë rrugë që mundëson synimin tënd. Forumi për Demokraci dhe Etikë është strategjia dhe rruga që ne kemi zgjedhur (por jo e vetme) për të arritur synimin dhe vizionin tonë në të cilin realisht besoj. Një vizion mbi përqasjen dhe bindjet politike. Një vizion patriotik, i cili do të ndihmonte të moralizonte dhe transformonte shoqërinë tonë në kahjen e shpresuar. Një vizion që do të konsolidonte shtetin e së drejtës, solidaritetin shoqëror dhe përgjegjësinë sociale. Një vizion bashkues dhe jo përçarës, një vizion ku e vërteta të ndihej triumfaliste dhe jo të ndihej e internuar. Ne si shoqëri jemi në ndryshim të vazhdueshëm dhe është detyrë e gjithë secilit nga ne të jetë pararojë dhe pjesë e këtyre ndryshimeve. Të lodhur nga dështimet e një pas njëshme për t’i kthyer aspiratat e shqiptarëve në arritje, ku politika dhe politikanët nuk dinë ose nuk duan të mbrojnë edhe ato pak vlera të realizuara ndër vete, nuk mund të qëndrojmë apatik dhe abstenues. Të vihesh në mbrojtje të lirisë nuk e bën të majtin të djathtë ose anasjelltas, por tregon se qëndron në mbrojtje të asaj nga buron vetë liria,”shpirtit njerëzor”. “Liria nga” dhe “liria e” janë mishërimi i vetë demokracisë dhe janë të panegociueshme për çdo shpirt të lirë. Kjo më lejon mua një i majtë (socialist) të jem bashkudhëtar me shumë të djathtë në Forumin për Demokraci dhe Etikë. Bashkimi, ai i vërtetë, nuk mund të robërojë ose neutralizojë askënd. Përkundrazi ai garanton personalitet të fortë, vazhdimësi dhe do të shënonte fillimin e vetëpërmirësimit, i cili do të ishte një hap që do të afronte progresin, prosperitetin dhe integrimin në strukturat Euro-Atlantike kaq shumë të dëshiruara, por fatkeqësisht shumë të vonuara. Çdo vizion, qëllim apo forum që buron nga brenda vetë nevojës së shoqërisë kupton se buron nga vetë e drejta “ubi societas ibi ius”.
Klodian Gradeci
Zv/ Drejtor i FDE
Anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Këndvështrimi ynë për FDE-në
Ne e mendojmë që ky organizëm të ketë ambicie zhvillimi dhe të shërbejë sipas mjeteve dhe investimit që do t’i bëjnë drejtuesit e saj si një dinamo për të gjeneruar ide dhe progres. Këto funksione mund të realizohen duke e mbajtur organizatën si një katalizator që të aktivizojë shenjat e kundërta politike si dhe grupet e ndryshme të interesit për bashkëpunim. Kjo realizohet në radhë të parë me përmbajtjen njerëzore nga mozaiku i vlerave te shoqërisë shqiptare në të gjitha pikëpamjet tek vetë FDE-ja, me objektiva kryesore oksidentalizimin e shoqërisë shqiptare nëpërmjet pedanës së integrimit institucional në strukturat euroatlantike, prosperitetin e saj ekonomik, integrimin kombëtar, harmoninë dhe bashkekzistencën fetare e krahinore të të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ne mendojmë që kjo strukturë e pavarur të ekzistojë për një periudhë të gjatë, të jetë e hapur dhe të thithë mendjet më të ndritura të kombit brenda strukturës së vet në kohë dhe hapësirat ku jetojnë shqiptarë, nga të gjitha fushat dhe që përfaqësojnë vlera të larmishme. FDE-ja nuk mund të hyjë në guaskën e përfaqësimit të vlerave të pjesshme të lidhura me interesa parciale. Motoja e saj do të jetë “Të rrisim Shqipërinë dhe shqiptarët”. Për kombe të tjera ka patur organizata të ngjashme që e kanë bërë këtë në histori. Organizata të tilla me grumbullimin dhe organizimin e mendjeve më të ndritura, ndërtuan kombet e tyre përgjatë shekujve, sidomos pas Rilindjes Europjane dhe ndikuan më tepër edhe se qeveritë e tyre. Mjafton të përmendim F. Bacon dhe pasardhësit e tij si Hobs-i, Locke, Newton-i etj, tek Royal Society. Unë e kam parë angazhimin tim në FDE, si një kontribut dykahesh. Në ndarjen e departamenteve në FDE, sigurisht që unë kam përzgjedhur të drejtoj Departamentin për Promovimin e Vlerave dhe Traditës, por ngasja personale nuk më lë dot jashtë dëshirës për të dhënë kontributin tim së bashku me kolegë të tjerë në Departamentin e Politikave Ekonomike. Unë e shoh Departamentin e Politikave Ekonomike, si një strukturë kolegjiale që do të ketë si objektiv të dyfishtë përkatësisht nxitjen e debatit dhe transparencës për veprimtarinë ekonomike të biznesit dhe sipërmarrjes private si sfera e vetme, që jep pjesën e luanit në GDP-në kombëtare, formalizmin dhe kanalizimin e veprimtarisë së tij nëpërmjet rrugëve bankare, për veprimtarinë e Qeverisë si një nxitëse e zhvillimit dhe progresit dhe prosperitetit ekonomik në sferën private, në investimin e fondeve të buxhetit për politikën e taksave, luftën kundër korrupsionit. Në menaxhimin e këtyre fondeve në të dy nivelet e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale, forcimin e sistemit financiar në përgjithësi në vend dhe të rrjeteve financiare të bankingut, në veçanti, për rritjen e kursimeve dhe nxitjen e politikave të shëndosha të kreditimit në fushën e prodhimit dhe shërbimeve. Një fokus i këtij departamenti do të jetë nxitja e debatit për politika efektive merkantiliste, në kuptimin e uljes së deficitit tregtar, rritjes së GDP-së, uljes së raportit impor-eksport dhe nxitjen e kësaj të fundit. Në këtë kuadër ne do të paraqesim politikat avantazhuese në fushën e prodhimit bujqësor dhe në përgjithësi do të përmirësojmë fushëpamjen e të qenit konkurrues të degëve të ndryshme të ekonomisë në ambientin ekonomik rajonal. Këtë e imponojnë MTL-të me vendet e Ballkanit por sidomos edhe një hapje më e madhe në kuadër të marrëveshjeve të ardhshme prej presionit të OBT-së. Ndërsa Departamenti i Politikave Ekonomike ka raporte me synim përmirësimin e botës materiale, Departamenti të cilin unë drejtoj për Promovimin e Vlerave të Traditës, ka raporte kryesisht me botën shpirtërore për shestimin e traumave shoqërore që ka lënë historia dhe fati, sidomos fati politik i shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kur vendi mbeti në pjesën e kuqe të ndarë nga perdja e hekurt. Sistemi komunist i zhvlerësoi shumë vlera historike, e ktheu piramidën e këtyre vlerave me bazë lart dhe majë poshtë deri sa më 1990 kjo piramidë me peshë dhe bazë të gjerë proletare dhe fshatare u plandos zhurmshëm edhe si një efekt domino lindor. Në këtë optikë ne do të përpiqemi që këtë piramidë të shkërmoqur të cilën shoqëria shqiptare po përpiqet ta rivendosë me bazë poshtë, ne do të përpiqemi që ti ndërtojmë një fasadë të vërtetë dhe sa më të denjë për shqiptarët