Çudia Dinamo, futbollistët lakuriq në fushë
Pas çdo seance stërvitore, lojtarët ndërrohen në fushë të djersitur, mes tyre edhe djali i zv.ministrit Bajaziti
Që Dinamo është lënë në mëshirë të fatit si një skuadër e kohërave të hershme, këtë po e shikon çdo kalimtar i rastit që kalon pranë kompleksit pa emër, dikur i quajtur Dinamo. Problemet e shumta të hasura çdo ditë nga futbollistët blu janë të panumërta. Skemi çfarë të bëjmë, jemi të detyruar të zhvishemi këtu në shesh të djersitur.
Siç e dini, është vetëm një dhomë në katin e dytë për tu zhveshur dhe atje smund të ndërrohen 30 futbollistë, për më tepër ska as dushe për tu larë pas stëvitjes. Ne mundohemi të shtyhemi sa të mundemi, pasi dimri po afron dhe se dimë si do tia bëjmë më vonë, kur shirat të mos ndalen. Gjithsesi, ky është pasioni ynë dhe smund të ndalemi për kushtet mjerane në të cilat ndodhemi,- citojnë disa nga lojtarët blu në përfundim të seancës stërvitore.
Gazeta smund të urdhërojë askënd për krijimin e kushteve normale për një skuadër futbolli siç është Dinamo e 18 titujve kampion, por thjesht detyra jonë është të pasqyrojmë fenomenet që ndodhin aktualisht në futbollin shqiptar, për më tepër në mënyrë të veçantë tek skuadra e Dinamos, e cila ka ngelur jetime në mes të shiut dhe lakuriq, ashtu siç është edhe pamja e futbollistëve blu në fundin e seancës stërvitore.
Organi numër një që duhet të krijojë kushtet për Dinamon, sigurisht është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), e cila ka angazhuar Agjencinë e Sporteve për të menaxhuar fushat e futbollit dhe terrenet e tjera sportive. Po për hir të realitetit, ato janë në kushte vërtet mjerane dhe se kujt i takon faji, organet kompetente le ta gjejnë me njëra-tjetrën, pasi duke qenë se Dinamo si klub futbolli varet nga kjo ministria, gjendja aktuale prej lakuriqësh tek blutë është në njëfarë mënyrë edhe imazhi i kësaj ministrie.
Njerëz që më parë i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, por edhe sporteve të tjëra tashmë janë në krye të kësaj ministrie dhe ata më shumë se çdokush duhet të vënë dorën në zemër për këtë Dinamo. Që nga dita e djeshme është bashkuar me blutë edhe futbollisti i ri dhe i talentuar Darlien Bajaziti, djali i zv.ministrit Dashnor Bajaziti.
Ai si të gjithë futbollistët e tjerë të Dinamo, nuk ka kushtet më minimale përpara dhe në përfundim të seancës stërvitore. Ky është një paradoks i futbollit shqiptar. Do të ishte e udhës, pa dashur të mësojmë zv.ministrin, një ish-sportist i nderuar i futbollit shqiptar, që organi të cilin ai drejton, në mënyra të ndryshme apo zyrtare, të vihet në dijeni të plotë të kushteve mjerane që Dinamo po kalon.
Thonë se çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë, por Dinamo ka gati 2 muaj që ka nisur stërvitje dhe çudia ende vazhdon, lojtarët inprovizojnë dhoma të ndryshme zhveshjeje në natyrë, si në rastin konkret piedestalin e Federatës së Futbollit, kur edhe kjo e fundit qëndron e heshtur përpara vuajtjeve të Dinamos, ish-kampione e Shqipërisë.
Mbërrijnë 50% e lekëve të kartonit të Bakajt
Siç dihet, një nga vështirësitë e Dinamos së Tiranës në mospagesën e futbollistëve të saj një sezon më parë, ka qenë pikërisht mungesa e shlyerjes së shumës prej 200 mijë euro nga Dinamo e Bukureshtit.
Ndërkohë që pas insistimeve të shumta të Dinamos së Tiranës, me fakse dhe mënyrë të tjera komunikimi, tashmë sipas shtypit rumun është bërë e mundur nga ana e Dinamos së Bukureshtit transferta bankare në shumën e 100 mijë eurove, që konsiston me 50% të shumës totale të kartonit të Elis Bakajt, i cili është transferuar në shkurt të këtij viti në kampionatin rumun për shumën e 200 mijë eurove.
