E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Fletët e kontestuara, kompetencë e KZAZ-së përkatëse

15-05-2011 / Gazeta 55

Lidhur me fletët e shpallura të pavlefshme në KZAZ-në numër 49 në njësinë numër 5, kreu i Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, Arben Ristani  ka sqaruar se vendimmarrja e për fletët e pavlefshme nuk është kompetencë e KQZ-së, por ajo i përket KZAZ-së përkatëse. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është informuar me anë të një letre nga 3 anëtarët socialistë të KZAZ-së në njësinë 5 për pavlefshmërinë e fletëve të votimit. Edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti thotë se ka pasur fletë votimi të kontestuara nga të dyja palët, por KQZ nuk mund të marrë një vendim për këtë problem, pasi kjo është në detyrën e Komisionit Zonal përkatës. “KQZ nuk mund të vendosë për fletët e kontestuara pasi është e drejtë e KZAZ. KQZ në rastin e njësisë 5 nuk mund të vendoste se nuk kishte një kërkesë të qartë për ndërhyje. Po ta bënte këtë gabim do ishte shumë i rrezikshëm”, - theksoi eksperti ligjor Kosovrasti. Ndërsa, Genc Gjoncaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së pranë KQZ-së ngulmoi se ky institucion duhet të ndërhyjë për të ndalur shpalljen të pavlefshme të fletëve krejtësisht të rregullta. Gjithashtu edhe nënkryetarja Subashi tha se fletët janë me bojë të prodhuara nga fabrika dhe nuk mund të quhen si të pavlefshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›