Polonia fitoi 1-0 me Schaffhausen

Polonia, kundërshtarja e Shqipërisë në miqësoren e 27 majit, regjistroi një fitore minimale në testin me Schaffhausen, edhe pse trajneri holandez Leo Beenhakker kishte orientuar skuadrën e tij të me një profil të qartë sulmues.
Golin e vetëm të takimit e shënoi futbollisti Jacek Krzynoëek, i cili luan me Ëolfsburgin në Bundesligë. Beenhakker i provoi të 26 lojtarët që kishte në dispozicion.
Kundër Schaffhausen, skuadër e kategorisë së dytë zvicerane, Shqipëria fitoi 3-1 në testin e parë të trajnerit holandez Arie Haan. Golat për ekipin tonë u shënuan nga Hamdi Salihi, Erion Bogdani dhe Edmond Kapllani, i cili realizoi një eurogol.
Më 27 maj, në Reutlingen të Gjermanisë përvecse do të kemi një sfidë miqësore Poloni-Shqipëri, do të kemi edhe një miniduel trajnerësh holandezë: Leo Beenhakker vs. Ari Haan.