Masa, pole position ne Monako

Felipe Masa fitoi "pole position" në Cmimin e Madh të Monakos dhe të dielën do të niset i pari në garën e gjashtë të Kampionatit Botëror të Fomula 1.
Braziliani i Ferrarit me kohën 1:15,787 arriti "pole position" e tretë sezonal (i 12-ti nw total) me një kohë më të mirë prej 0,028 sekonda se finlandezi Raikkönen, njëherësh edhe kampioni në fuqi i botës dhe lideri i kampionatit aktual.
Dy makina në rreshtin e parë në Monako për Ferrarin nuk ndodhte që nga viti 1979, kur ia dolën dy pilotët e asaj kohe Jody Scheckter e Gilles Villeneuve, ndërsa më parë e kishin arritur edhe Niki Lauda e Clay Regazzoni në vitin 1974 dhe 1976.
Rreshti i dytë është i tëri i skuderisë anglo-gjermane McLaren-Mercedes: Lewis Hamilton, i treti dhe Heikki Kovalainen i katërti.
Kampionati kryesohet nga Raikkönen me 35 pikë, ndërkohë që Masa dhe Hamilton ndajnë vendet 2-3 me pikë të barabarta, nga 28.