V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 189, DATË 21.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË BASHKËRENDIMIT TË INFORMACIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË DREJTËSISË DHE INSTITUCIONEVE TË TJERA, PËRGJEGJËSE
V E N D I M
PëR
DISA SHTESA Në VENDIMIN NR. 189, DATë 21.2.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE E Të PROCEDURAVE Të BASHKëRENDIMIT Të INFORMACIONIT, NDëRMJET MINISTRISë Së DREJTëSISë DHE INSTITUCIONEVE Të TJERA, PëRGJEGJëSE PëR SHQYRTIMIN E KëRKESAVE PëR DëMSHPëRBLIM Të ISH-Të DëNUARVE POLITIKë Të REGJIMIT KOMUNIST, SI DHE Të LLOJIT Të PëRGJEGJëSISë PëR çDO KëRKESë”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 11, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.189, datë 21.2.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa:
1. Pas nënndarjes “iii”, të pikës 3, shtohet nënndarja “iv”, me këtë përmbajtje:
“iv. Për shqyrtimin e drejtpërdrejtë të kërkesave të paraqitura nga ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, ministri i Drejtësisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1 veprojnë menjëherë, pavarësisht afateve të përcaktuara në nënndarjet “i” dhe “ii”, të pikës 3.”
2. Pas nënndarjes “iii”, të pikës 4, shtohet nënndarja “iv”, me këtë përmbajtje:
“iv. Për shqyrtimin e bashkërenduar të kërkesave të paraqitura nga ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, ministri i Drejtësisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1 veprojnë menjëherë, pavarësisht afateve të përcaktuara në nënndarjet “i” dhe “ii”, të pikës 4.”.
3. Pas pikës 5 shtohen pika 5/1 e 5/2, me këtë përmbajtje:
“5/1. Ministri i Drejtësisë identifikon listën e ish-të dënuarve poltikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, të cilën ia përcjell Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Informativ të Shtetit e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit.
5/2. Institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, lidhin memorandum bashkëpunimi ndërmjet tyre, për përshpejtimin e procedurave dhe të afateve të shqyrtimit të drejtpërdrejtë e të bashkërenduar të kërkesave të ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, si dhe të komunikimit zyrtar ndërmjet tyre.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA29/12/2009