Mbi 35 vite punë dhe pasion, bletërritësi: Të kujdesesh për bletët e vështirë, por nuk ndalemi

Kadri Bulica, prej 35 vitesh merret me mbarështimin e bletëve. Kujdeset për 350 koshere me bletë, të shpërndara në Kolesjan, Surroj dhe në Kukës.
Si kryetar i shoqatës së bletërritësve të Kukësit, këtë pranverë e cilëson si jo të favorshëm për ta.
Sa i përket prodhimit, ai thotë se këtë vit duket më i mbarë se vitet e kaluara. Bulliça thotë se pavarësisht prodhimit te lartë të mjaltit, tregu i shitjes është i pakët.
Bulica jep edhe disa këshilla për bletërritësit në këtë periudhë. “ Duhet të kenë parasysh që në këto ditë të kujdesen për bletët, ta mbajë atë në gjendje të mirë, sidomos në ditë shiu.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/