E Diel, 1 Nëntor 2026

15 vjecarja shtatzene: Me perdhunoi nje i moshuar

Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përdhunuar një të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin qershor të këtij viti, por vetëm tani nëna e vajzës 15-vjeçare ka denoncuar këtë rast. Çdo gjë është zbardhur kur bashkë me nënën e saj, vajza 15 vjeçe nga fshati Starje i Kolonjës, i është nënshtruar një vizite mjekësore në kryeqytet. Aty nënë e bijë kanë mësuar për një shtatzëni gjashtëmujore. Kjo ka bërë që nëna e të miturës të verë kujën dhe të trokasë në dyert e prokurorisë së kryeqytetit, kur nga e bija ka mësuar se ajo është përdhunuar nga fqinji 70 vjeç. Sipas policisë, burri i akuzuar është vënë në pranga, pasi nga ana e Prokurorisë së Tiranës është lëshuar një urdhër për ndalimin e tij. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Frederik Beqo, nga fshati Starje i Kolonjës. Sipas policisë së Korçës, që ka marrë këtë rast në dorë për hetime të mëtejshme, dyshohet se ngjarja e rëndë është zhvilluar në ambientet e një lokali. Burime të sigurta të policisë kanë thënë se Frederik Beqo disponon një dyqan ushqimor në fshatin e tij dhe nga dyshimet dhe pretendimet e palës akuzuese mendohet se ai e ka përdhunuar 15-vjeçaren ndërsa kjo e fundit ka shkuar në dyqan. Nga ana e prindërve të 15-vjeçares A.Guda pretendohet se fqinji i moshuar e ka izoluar të miturën për të konsumuar edhe këtë vepër penale. Frederik Beqo akuzohet për vepra të turpshme, por më e rëndë është bërë situata kur nga ana e prindërve të vajzës është konstatuar edhe shtatzënia e saj gjatë analizave në kryeqytet. E ndodhur para presionit të prindërve të saj, e mitura që ka mbetur shtatzënë ka akuzuar pikërisht fqinjin e saj, edhe pse kjo ka sjellë edhe habinë nga ana e prindërve, për shkak të moshës së Frederikut, por edhe marrëdhënieve që kishin pasur me të. Por, sipas policisë, uniformat blu i tremben një hakmarrjeje nga ana e babait të vajzës, pasi sipas tyre ai ka kërkuar vetëgjyqësi dhe është shprehur se do të hakmerret ndaj fqinjit për këtë ngjarje të rëndë. Ka qenë nëna e vajzës, e cila dy ditë më parë ka bërë edhe denoncimin në kryeqytet, e bindur se autori i kësaj vepre të rëndë ka qenë pikërisht fqinji 70 vjeç, edhe pse kjo ka qenë e dyshimtë. Ndërkohë, edhe vajza ka deklaruar se autor i përdhunimit të saj në dyqanin ushqimor ka qenë i moshuari. Vajza u ka treguar prindërve se kur ka shkuar në lokalin e fqinjit, ai ka mbyllur derën dhe më pas e ka përdhunuar. Edhe pse nuk e kanë ditur se ka qenë shtatzënë, për shkak të problemeve me shëndetin, prindërit janë detyruar ta çojnë vajzën për analiza dhe vizita në kryeqytet. Sipas të dhënave, familja Guda është një familje e varfër në fshatin Starje dhe sipas banorëve nuk përjashtohet mundësia që vajza të jetë "korruptuar" nga ana e të moshuarit. Për faktin se ajo ishte e varfër, mendohet se 15-vjeçarja e ka lënë të moshuarit të kryejë vepra të turpshme me të, për të siguruar ushqime. Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në fshatin e largët Starje të Kolonjës, ka shokuar banorët, të cilët e njihnin mirë 70-vjeçarin. Sipas të dhënave të policisë, Frederik Beqo nuk ishte njohur kurrë si njeri problematik. Ndërkohë, mësohet se i arrestuari nuk e ka pranuar akuzën. Sipas policisë, edhe pse e mitur, edhe vajza do të jetë nën hetim. Nga ana tjetër do të kryhen verifikime të hollësishme edhe në fshatin ku banon vajza, për të mësuar në rast se ajo ka pasur marrëdhënie të tjera më parë, me persona të tjerë dhe akuzon pa të drejtë 70-vjeçarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›