AIDA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në “Business 2030 Forum – Albania Edition”, një aktivitet kyç kombëtar që mbledh institucionet, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe transformimin e bizneseve deri në vitin 2030.
Përfaqësuesja e AIDA-s mori pjesë në panelin “Shqipëria në Skenën Globale: Inovacioni, Investimet dhe Gjenerata e Ardhshme”, i organizuar nga UNIDO, ku u prezantua roli i RECP Clubs në mbështetjen e bashkëpunimit midis sipërmarrjeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.
Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e krijimit të mekanizmave mbështetës të qëndrueshëm, rritja e kapaciteteve të NVM-ve dhe lehtësimi i aksesit të tyre në tregjet e Bashkimit Evropian.
Kjo iniciativë synon të: Përmirësojë efikasitetin e burimeve në NVM-të; Përputhë bizneset me standardet mjedisore dhe tregtare të BE-së; Nxisë inovacionin dhe shkëmbimin e njohurive mes sipërmarrjeve.
Pjesëmarrja e AIDA-s në forum nënvizon përkushtimin e saj për të mbështetur bizneset shqiptare drejt konkurrueshmërisë, inovacionit dhe adoptimit të praktikave të gjelbra. /j.p/
1 nga 4