E Diel, 1 Nëntor 2026

AKR kërkon largimin e ministrit Hyseni

Parlamenti i Kosovës ka miratuar kërkesën e deputetëve të Aleancës Kosova e Re (AKR), për ngritjen e mocionit për shkarkimin e Ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni.

Ministri Hyseni më 18 shtator do të paraqitet për herë të parë në interpelancë para deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

Deputeti nga rradhët e AKR-së, Ibrahim Gashi tha se në qendër të kërkesës janë pakënaqësitë me punën e deritashme të Ministrisë së Jashtme, ndërtimin e strukturës së saj dhe lobimin për njohjen e pavarësisë. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›