E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikatat: Qeveria të mbrojë qytetarët

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e shqetësuar nga gjendja e rëndë e punëtorëve në Maqedoni i dërgoi letër Qeverisë, që të marrë masa urgjente dhe efikase për të parandaluar rritjen e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

“Alarmin për kushtrim LSM e aktivizoi qysh vitin e kaluar, pas rritjeve të para të disa produkteve. Për fat të mirë, atëherë Qeveria pranoi një pjesë të kërkesave tona dhe disa çmime pësuan ulje. Megjithatë, mungesa e dialogut të vërtet social, para së gjithash për rrogat dhe pagesën e tyre, na solli në një situatë absurde”, tha sot kryetari i LSM-së, Peco Grujovski.

Lëvizja e Sindikatave të Maqedonisë shprehë brengosjen e thellë për uljen drastike të standardit jetësor të punëtorëve dhe familjeve të tyre nga pagat e ulëta dhe jo të rregullta.

Në Maqedoni, varfëria dhe papunësia mbeten ndër shqetësimet kryesore tek qytetaret. Këto vlerësime pasqyrohen në të gjitha sondazhet dhe raportet e organizatave joqeveritare.

Edhe pse që nga fillimi i vitit janë shënuar shifra të uljes së papunësisë, sërish Maqedonia mbetet vendi më i varfur në rajon me 34, 8 për qind të papunësuar, njoftojnë të dhënat e fundit të Drejtorisë Shtetërore të Statistikave. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›