Dosja Hoxha, dëshmon Ziso Kristopulli
Tiranë- Ziso Kristopulli ka dëshmuar sot në senacën e radhës në procesin gjyqësor për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë.
Dëshmitari ishte thirrur nga akuza për të dhënë versionin e tij para trupit gjykues. Gjatë deklaratës së bërë ai tregoi ngjarjen e ndodhur 13 vjet më parë, kur sipas pretendimeve të tij, ai u rrëmbye në Sarandë dhe utransportua në një godinë në pronësi të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), në Vain tëLezhës.
“Gjatë izolimit në godinën e SHIK-ut në Vain u mora në pyetje nga persona që nuk i njihja për një sërë episodesh kriminale të ndodhura atë kohë”-tha ai, duke shtuar se gjatë izolimit në Vain të Lezhës, kishte parë shqiptaro- maqedonasin Remzi Hoxha.
Të pandehur në këtë proces janë Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budion Meçe dhe Avni Koldashi, ish- punonjës të SHIK-ut në atë kohë, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hozhës.