Ina Rama: Nuk ndihem e kërcënuar për imunitetin
Tiranë- Kryeprokurorja e përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar sot se nuk ndihet e këcënuar në lidhje me imunitetin e saj, ndonëse ka shtuar se në projektligjin që u është dërguar nuk paraqitet një ndryshim i tillë.
Deklarata është bërë sot, pas interesimit të medias, në kohën që Rama ka qenë në e pranishme në një aktiviteti të organizuar nga misioni "Pameca".
Sipas saj, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur shqyrtimin e projektligjit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë për organizimin e sistemit të prokurorisë.
“Projektligji sapo na është vënë në dispozicion nga Ministria e Drejtësisë dhe u është shpërndarë prokurorëve dhe Këshillit të Prokurorisë, të cilët, pas shqyrtimit do të japin mendimin e tyre", tha Kryeprokurorja Rama, sipas së cilës, pasi të realizohet ky proces do të vijë edhe mendimi institucional mbi këtë projekt.
“Nuk është paraqitur një ndryshim i tillë”- i është përgjigjur ajo pyetjes nëse në projektligjin e dërguar ka ndonjë ndryshim në nenin për imunitetin e Prokurores së Përgjithshme.