E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush: Ulje trupash në Irak, shtim në Afganistan

Presidenti amerikan Bush ka bërë të ditur se tetë mijë trupa amerikane, duke përfshirë dhe tre mijë e pesëqind staf përkrahës do të largohen nga Iraku nga shkurti i vitit tjetër si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë atje.

Në deklaratën e tij, presidenti amerikan ka theksuar se mijëra trupa amerikane shtesë do të dërgohen në Afganistan në muajt e ardhshëm. Aktualisht në Irak ka 146,000 trupa amerikane dhe në Afganistan 33,000.

Çdo vendim afatgjatë për dislokime të ardhshme do t'i lihet pasuesit të zotit Bush që do të marrë postin në janar.

Korrespondenti i BBC-së, Jonathan Beale thotë se rënia e dhunës në Irak që pas shtimit të numrit të trupave amerikane i ka dhënë presidentit Bush një shans për të lehtësuar presionin mbi ushtrinë e vendit.

Muajin e kaluar, kryeministri irakian, Nouri Maliki tha se megjithëse nuk ekzistonte një afat përfundimtar për largim të trupave nga Iraku, ai kishte rënë dakord me SHBA që t'i jepej fund pranisë ushtarake të trupave të huaja nga viti 2011. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›