E Martë, 3 Nëntor 2026

AKSHI, marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin, i përfaqësuar nga Kushtrim Shala.

Drejtuesja e AKSHI-t thotë se “kjo marrëveshje është pjesë e vizionit të përbashkët për ndërtimin e një ekosistemi kombëtar inovativ, të qëndrueshëm dhe të sigurt digjital, ku partneriteti ndërinstitucional luan një rol themelor në përmbushjen e objektivave strategjike”.

Sipas Karçanajt, fushat strategjike të bashkëpunimit përfshijnë zhvillimin e teknologjive të avancuara në fushat e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, blockchain-it dhe sistemeve të automatizuara; rritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve dhe certifikimeve ndërkombëtare; nxitjen e inovacionit teknologjik përmes forumeve të ekspertëve, hackathoneve dhe bashkëpunimit akademik dhe ofrimin e asistencës së specializuar në situata emergjente për të garantuar sigurinë dhe sovranitetin digjital të vendit.

“Ky partneritet synon të përforcojë lidhjet ndërmjet aktorëve publikë, privatë dhe akademikë, duke mbështetur zhvillimin e talenteve të reja, përshpejtimin e inovacionit dhe integrimin e Shqipërisë në tregun global të teknologjisë”, tha Karçanaj.

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit 1 nga 5

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›