E Hënë, 2 Nëntor 2026

APD: Tragetet do të vijojnë normalisht udhëtimet drejt Italisë

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Në Portin e Durrësit pas anulimit të lundrimeve ditën e djeshme sot është rikthyer normaliteti.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot se “pas pezullimit të përkohshëm të lundrimeve për shkak të motit të keq në Adriatik, mbrëmjen e sotme tragetet do të vijojnë normalisht udhëtimet drejt dhe nga brigjet italiane”.

“Ndërkohë, aktiviteti tregtar dhe operacionet në të gjitha kalatat e Portit të Durrësit vijojnë pa ndërprerje”, tha APD.

Ditën e djeshme Autoriteti Portual Durrës informoi se për shkak të kushteve të motit në detin Adriatik, lundrimet në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës u anuluan.

/k.s/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›