E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Regjistër Kombëtar Elektronik për të gjitha lejet e ndërtimit

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, se një ndër ndryshimet kryesore në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” është krijimi i Regjistrit Kombëtar Elektronik të Lejeve të Zhvillimit të Ndërtimit.

Gjatë një konference për shtyp, Rama prezantoi masat e reja për forcimin e kontrollit mbi territorin dhe ndëshkimin e ndërtimit të paligjshëm.

Ky regjistër, sipas Kryeministrit, do të funksionojë si një bazë të dhënash digjitale kombëtare, ku do të regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit të ndërtimit të lëshuara nga të gjitha autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e territorit.

“Regjistri do të shërbejë si pikë referimi për çdo qytetar apo institucion. Kudo ku ka një zhvillim ndërtimor, secili mund të bëjë verifikimin përkatës në këtë databazë”, u shpreh Kryeministri.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›