E Martë, 3 Nëntor 2026

Abuzimet me tenderin e Unazës së Madhe, në GJKKO 6 ish-zyrtarë të ARRSH

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim, në ngarkim të 6 të pandehurve të akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender.

Në këtë procedim penal, janë të pandehurit: Arbër Troka ; Miranda Shkurti; Nikollaq Mihali; Almir Hoxhaj; Erjon Zemanaj; Admir Pahumi.

Ish-zyrtarët e ARRSH-së akuzohen për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Procedimi ka të bëjë me procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1, me fond limit prej mbi 2,2 miliardë lekë. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›