E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident fatal në Shkodër: 2 të vdekur, 2 të plagosur

Autori i Lajmit: red.
Një aksident i ndodhur ne Lezhë-Shkodër pranë fshatit Plezhë të Bushatit ka sjellë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Pëllumb Skea, agjent i SHKB-së dhe Mark Thanxha, i njohur si biznesmen, janë viktimat e këtij aksidenti, ndërsa kanë mbetur të plagosur Përparim Buçi dhe Guxim Nikshiqi, të dy policë të policisë së burgjeve. Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ndodhi sot në Shkodër. Bilanci i aksidentit të ndodhur në mesditë është tepër tragjik. Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Në aksident kanë mbetur të vdekur Pëllumb Skea, agjent i SHKB-së dhe Mark Thanxha, i njohur si biznesmen, ndërsa janë plagosur rëndë dy efektiva të policisë së burgjeve, Përparim Buçi dhe Guxim Nikshiqi. Tragjedia erdhi si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Benz” me një automjet tip “Honda” me targa gjermane në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Plezhë të Bushatit. Deri tani mbeten të paqarta motivet e aksidentit. Dyshimet e para flasin për një shpejtësi tej normave të qarkullimit nga ana e Benzit me targa SH 3043 E, që drejtohej nga biznesmeni Mark Thanxha.

Ky lajm është publikuar: 10/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›