Komisioni i ligjeve shtyn shqyrtimin e draftit
Autori i Lajmit: red.
Komisioni parlamentar i Ligjeve shtyu dje shqyrtimin e projektligjit “Për administratën gjyqësore”, duke rënë dakord që në diskutimin e tij të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të grupeve të interesit. Para marrjes në shqyrtim të këtij projektligji, të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, deputetë të opozitës shprehën nevojën për praninë në komision edhe të grupeve të interesuara për këtë draft, të cilët me mendimet dhe sugjerimet e tyre mund të ndihmojnë në përmirësimin e tij. Kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, e mbështeti propozimin e deputetëve të majtë për t i lënë hapësirë edhe mendimit të shoqërisë civile. Në mbledhjen e ardhshme, ku do të diskutohet për këtë draft, fillimisht do të bëhet një prezantim nga Ministria e Drejtësisë, më pas relatorët e caktuar do të japin mendimet e tyre në komision, i cili do të diskutojë gjerësisht këtë projektligj duke pasur parasysh se ai është dhe komisioni përgjegjës. Projektligji “Për administratën gjyqësore” është një nga më të rëndësishmit e paketës për Reformën në Drejtësi, në kuadër edhe të kërkesave për integrimin evropian të vendit në Bashkimin Evropian. Projekti synon përcaktimin e saktë të statusit të administratës gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit për rritjen e profesionalizmit, integritetti dhe përkushtimit në punë.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008