Del makina nga rruga, vdes çifti
Autori i Lajmit: red.
Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Lushnjë u ka marrë jetën bashkëshortëve Arjan dhe Blerina Biçaku, përkatësisht 26 e 22 vjeç, ndërsa plagoset Rajmonda Biçaku, 18 vjeç. Rreth orës 02.00 makina është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur 2 orë pas mesnatës së të hënës në aksin rrugor Fier- Lushnjë. Makina tip Opel me targa greke në të cilën udhëtonin 3 persona, anëtarë të një familjeje, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Nga përplasja kanë gjetur vdekjen Arjan Biçaku, 26 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Blerina Biçaku, 22 vjeç, ndërsa është plagosur motra e Arjanit, Rajmonda Biçaku, 18 vjeçe. Sipas të dhënave të para të policisë, aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së të hënës tek vendi i quajtur Kthesa e Bubullimës. Tre viktimat po ktheheshin nga Fieri ku kishin vajtur për darkë tek tezja e Blerinës dhe kishin destinacion fshatin Zhamë të Lushnjës, ku jetonin. E vetmja e mbijetuar nga aksidenti, 18-vjeçarja Rajmonda Biçaku, ndodhet në spitalin e Lushnjës ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, ndërsa Arjani dhe Blerina Biçaku kanë gjetur vdekjen menjëherë nga përplasja e makinës. Sipas të dhënave të para, dyshohet se makina ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po e drejtonte makinën 26-vjeçari Arjan Biçaku. Përplasja ka qenë mjaft e fortë sa policisë i është dashur të sharrojë makinën dhe vetëm pas dy orë përpjekjesh kanë mundur të nxjerrin viktimat nga makina e aksidentuar.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008