E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha, në interpelancë për konfliktin e interesit të familjes

Nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe ka kërkuar në seancën e sotme saktësimin e datës për interpelancën e kreut të qeverisë, Sali Berisha.

Sipas Braçes, kërkesa e bërë prej tij për interpelancë është bërë konform rregullores dhe për këtë kërkoi një përgjigje.

“Ai duhet të vijë e të japë përgjigje për konfliktin e interesit të dy familjeve të tij, asaj biologjike dhe tjetrës”- tha ai, duke kërkuar që nuk ka kohë për të humbur dhe as për të shtyrë ditët.

“Interpelanca zhvillohet në një nga seancat plenare të javës që vjen. Të enjten të vijë Berisha për t’u përgjigjur në interpelancë. Kemi 4 muaj që presim për interpelancën dhe ai gjen kohë të këndojë në ahengje, por jo të vijë në Parlamantin e Shqipërisë”- tha aiSenaca e sotme nisi me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60’), për probleme të aktualitetit. Pas debatit të lirë rendi i ditës i punimeve të seancës së sotme përfshin diskutimin e projektligjeve “Për pronësinë industriale”, projektvendimin "Për disa shtesa dhe ndryshime në "Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë“ të ndryshuar“ dhe projektrezolutën "Për vlerësimin e punës së institucionit të Avokatit të Prokurimeve për vitin 2007“.

Gjithashtu, gjatë seancës së sotme do të votohen dhe p/ligji “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore“ dhe një ndryshim në ligjin “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›