Aulas: Kemi pranuar dy oferta për Fred
Presidenti i Olimpikut të Lionit, Zhan Mishel Aulas, ka bërë të ditur se ka pranuar dy oferta për sulmuesin brazilian, Fred. Ky i fundit bëri të ditur se nuk pranonte më stolin e rezervave dhe se kërkonte të transferohej në ndonjë skuadër ku mund të luante më shumë. "Ne kemi pranuar dy oferta, një nga të cilat është e Paris Sent Zhermenit dhe është në dorën e Fred të zgjedhë për të ardhmen e tij. Mund të them vetëm se ata ishin oferta financiare shumë të kënaqshme", deklaroi Aulas. Ndërkohë, interesim për futbollistin ka pasur edhe në kampionatin anglez, ku kërkohet nga Portsmuthi, Totenhemi dhe Midëllsbrou.