E Diel, 1 Nëntor 2026

Bardhezinjtë kërkojnë një mbrojtës të majtë

Paraqitjet e mira të Kielinit në qendër të mbrojtjes gjatë këtij sezoni kanë bërë që Juventusi të kërkojë një mbrojtës për krahun e majtë. Drejtuesit e skuadrës po shohin me interes Taivo të Olimpikut të Marsejës, ndërsa ka qenë vetë drejtori sportiv Alesio Seko ai që ka shkuar në Angli për të parë Beil të Totehemit, një futbollist me të ardhme të garantuar. Emisarët e Juventusit po ndjekin njëkohësisht në Spanjë dy futbollistë mjaft interesantë, Drenthe të Realit të Madridit dhe Kapel të Seviljes. Nëse do të dështojnë tratativat për këta lojtarë, pista e vetme që mbetet është Paskual i Fiorentinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›