E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç: Dua Interin deri në vitin 2012

Ylli i Interit, Zlatan Ibrahimoviç, ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë me skuadrën deri në vitin 2012. "Ndjehem mirë këtu dhe dëshiroj të qëndroj deri në vitin 2012", deklaroi Ibra. 26-vjeçari ka folur edhe rreth ish-klubit të tij, Juventusit dhe ndeshjes së nëntorit me bardhezinjtë, të përfunduar në barazim 1-1. "Nuk arritëm të fitonim në atë ndeshje edhe pse krijuam më shumë se ata, vazhdoi ai. Gjithsesi, urime Juventusit, ata po luajnë pa presionin që është rreth Interit, Romës apo Milanit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›