Roben kthehet në Angli... për kurim
Mesfushori i Realit të Madridit, Arjen Roben, po mendon të udhëtojë drejt Anglisë, ku kërkon të rikuperohet nga dëmtimet muskulore që po kalon në "Bernabeu". Holandezi nuk aktivizohet me skuadrën e Shuster që prej 14 dhjetorit dhe pas dëmtimit të radhës (i pësuar në fillim të kësaj jave), ai rrezikon një tjetër stop 2-javor. Udhëtimi i Roben drejt Anglisë do të bëhet pasi mjekët e Realit nuk arrijnë të gjejnë shkakun e problemeve.